TIRANË - Beqir Kuteli, punonjësi i Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Tiranë, i cili u kap pardje me bujë, për grabitje e falsifikim, është lënë i lirë, paraditen e djeshme.

Në një reagim publik, ai shprehet se “Para vitit ‘97 isha drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Vlorë. Pasi jam larguar në SHBA, është bërë pretenca dhe jam akuzuar se kam falsifikuar diçka. Në 6 korrik 2004 gjykata thotë se, i pandehuri dënohet pa asnjë lloj procedure.

Prokuroria ka nxjerrë më pas një urdhër mosekzekutimi. Është shuar masa, e të gjitha. Duke qenë se humba të drejtën e qëndrimit në SHBA, u ktheva në vitin 2010. Nëse këtu hapet sezoni i gjuetisë së numëruesve apo komisionerëve të PD-së, këtu kemi një problem të madh”


Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)