TIRANE- Një punonjës policie në Durrës është goditur me një makinë, të cilën e drejtonte një person që njihej prej më shumë se një viti nga policia e këtij qarku. I riu, në fakt nuk dihet se si është konfliktuar me punonjësin e policisë rrugore, por ai e ka përplasur efektivin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri orëve të vonave të mbrëmjes së djeshme, shoferi rebel nuk është arrestuar dot, ndërsa është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Përplasja
Sipas të dhënave që vijnë nga Durrësi bëhet me dije se një drejtues automjeti, jo vetëm që nuk i është bindur urdhrit të oficerit të policisë rrugore për të ndaluar, por madje e ka përplasur me makinë këtë të fundit dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku oficeri i policisë rrugore, Shkëlqim Cupa, i ka kërkuar drejtuesit të automjetit Lajden Kadilli që të ndalojë, por ky i fundit nuk e ka zbatuar urdhrin. Madje, jo vetëm kaq, por Kadilli e ka përplasur me makinë policin rrugor, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Efektivi i policisë, Cupa, është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku mësohet se nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së rendit, të cilët kanë nisur menjëherë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Për arrestimin e Kadillit mësohet se janë ngritur postblloqe të shumta në të gjithë qytetin bregdetar. Ndërkohë nga verifikimet e kryera, rezulton se Kadilli këtë ngjarje e ka të përsëritur pasi në korrik të vitit 2013, ka aksidentuar një tjetër oficer të policisë rrugore, në postbllokun e ‘Urës së Dajlanit’ në Durrës.
Një vit më parë
Lajden Kadilli, sot 21 vjeç, pasditen e 18 korrikut të një viti më parë, desh iu mori jetën një grupi punonjësish policie të cilët ishin në një postbllok në vendin e quajtur ‘Ura e Dajlanit’. Lajdeni po drejtonte makinën në sedijen e parë të së cilës kishte vëllanë e tij, më të madh se vetja.
Policia i ka ndaluar vëllezërit Kadilli, ndërsa djali më i madh në moshë ka nisur të replikojë me efektivët. Debati mes tyre ka përkeqësuar situatën derisa efektivët e post-bllokut kanë kërkuar ndihmën e kolegëve të tyre të komisariatit. Në fakt ajo ngjarje pati dëshmitarë të shumtë, për shkak të mbipopullimit të zonës dhe të faktit që ishte sezon veror. Policia arreston djalin që replikoi me efektivët, ndërsa Lajdeni, i cili gjendej në timon, sapo i marrin vëllanë, largohet nga vendi i ngjarjes disa metra, kthen makinën dhe vjen e godet efektivët që gjendeshin sërish në rrugë.
Mjeti përplas vetëm një nga policët, i cili menjëherë u nis për në spital nga shokët e tjerë. Kadilli u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa dëshmitarë të shumtë thanë se në fakt punonjësit e policisë ishin sjellur mjaft keq më vëllezërit Kadilli.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com