KOSOVE- Një efektiv i policisë së Kosovës ka qëlluar për vdekje një person në rrugën “Nato 99”,  në Gjilan. Siç njofton Inspektorati Policor i Kosovës efektivi me iniciale V.H.  ka qenë jashtë orarit zyrtar të punës, kur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës,  L.S .

Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa i është dhënë masa e ndalimit për 48 orë, si dhe pushimi nga puna.

Ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Autoritetet kosovare po punojnë për të zbardhur këtë ngjarje.