Polici: Më jep 5 mijë
lekë s’ta bllokoj mjetin

TIRANE- Në pranga ka rënë një punonjës i Policisë Rrugore, pasi dyshohet se ka përfituar para duke abuzuar me detyrën e konkretisht me plotësimin e Procesverbalit të Konstatimit të Shkeljeve.

Oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë së SHKB-së Tiranë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj punonjësit të policisë Inspektor Renato Gjonaj, për “Shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”, parashikuar nga neni 248 dhe 186 i Kodit Penal. Bazuar në hetimet e kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka rezultuar se Gjoni, pasi vendoste gjobën për kundërvajtje të ndryshme, kryesisht për parkim të gabuar, priste deri sa të mbërrinte pranë automjetit drejtuesi i tyre.

Me të mbërritur drejtuesit e mjeteve, efektivi i policisë iu prezantonte faktin se, nëqoftëse nuk dëshironin që automjeti i tyre të shoqërohej me karroatres në pikë bllokimi (sipas shënimit që vendoste në fletën e gjobës), atëherë qytetarët mund të paguanin shumën nga 4000-7000 lekë të reja në vend dhe mund të merrnin automjetin. Kjo situatë është konstatuar në të paktën 17 raste. Më pas, nëpërmjet korrigjimit të fletëve të gjobës Gjoni ndryshonte masën e gjobës, duke e ulur atë në vlerën 600-1000 lekë të reja dhe pagesat për këto fletë gjobash paguheshin nga një familjar i tij në emër të qytetarëve të gjobitur. Prokuroria e Tiranës, ka rregjistruar procedimin penal nr. 5221, ku ka konstatuar se në arkëtimet e kryera nga Posta, të ardhuara nga Komisariati i Policisë Rrugore, ka mospërputhje në përmbajtje ndërmjet procesverbalit të konstatimit të shkeljes së ndodhur bashkëlidhur mandatit të arkëtimit të plotësuar nga ana e punonjëses së postës dhe origjinalit të këtij procesverbali të dorëzuar paraprakisht në seksionin e buxhet financës.

Konkretisht këto mospërputhje në përmbajtje konstatohen në disa procesverbale konstatimit të shkeljeve në datat 05.08.2013 deri në 13.08.2013. Nga kqyrja paraprake rezulton se në të gjitha procesverbalet e konstatimit të shkeljeve të përshkruara më sipër është shënuar me shkrim dore “..shkelësi jo prezent..” duke pasqyruar targën dhe tipin e automjetit dhe po në të gjitha rastet shkelja e konstatuar dhe e pasqyruar në  procesverbale është neni 144/2 i ligjit nr. 10488, datë 05.12.2011 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”. Gjobat e vëna për këto shkelje janë 600 lekë të reja dhe në dy raste 1000 lekë të reja. Nga kqyrja e kopjeve të të njëjtave procesverbale, janë shkruar të njëjtat fakte si në procesverbalet e konstatimit të shkeljeve që janë dorëzuar në seksionin e financës së Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, por vërehen edhe shkrime ose shënime shtesë.

Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas