Ministri i brendshëm, Besfort Lamallari bëri me dije se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, që humbi jetën në krye detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Lamallari tha se kanë nisur hetim për zbardhjen e përgjegjësisë së plotë për respektimin e protokolleve.
"Humbje e madhe për të gjithë Policinë e Shtetit, për shtetin shqiptar. Humbëm shërbëtor të ligjit. U takova me stafin dhe familjen e policit të plagosur, u sigurova mbështetjen maksimale, po bëjmë të pamundur që gjendja të mbetet e stabilizuar dhe duhet të japim kohë dhe lehtësim stafit të bëjnë kohën e tyre, në mënyrë që të bëjnë të mundur që ai të kthehet pranë familjes së tij.
Kam kërkuar nisjen e procedurave për shpalljen e policit dëshmor i atdheut. Kemi 232 efektivë që janë martirë të policisë. Nuk duhej ky rast, është fatkeqësi për gjithë shtetin shqiptar. Në komunikim me Hitën, i kam kërkuar të bëhet vlerësim i situatës, respektimit të protokolleve dhe marrjen e çdo mase ligjore konfom ligjit në fuqi dhe përgjegjësisë që secili duhet të ketë për menaxhimin e kësaj situate. Kush do që del përgjegjës përballë këtij hetimi, do mbaj përgjegjësi", tha Lamallari.
Lajmi kryesor:
Maliq/ Polici vritet në krye të detyrës, plagoset kolegu! Autori i fshehur në stan hapi zjarr me kallash, i shpëtoi 4 herë RENEA-s! Efektivët pa antiplumb (VIDEO)











