TIRANE- Pesë medalje të NATO-s i’u dhanë 5 ekspertëve të Policisë së Shtetit, në ceremoninë e djeshme, ku u mbushën 101 vite nga krijimi i kësaj strukture. Kështu, përkujtimi i 13 janarit, u bë shkak i deklaratave rreth situatës së sotme, ku ndodhet policia. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se “Policia e Shtetit ka ende rrugë për të bërë për reformimin e saj dhe për t’i garantuar qytetarëve shqiptarë shërbim të denjë dhe dinjitoz në zbatim të ligjit.
Unë dua t’ju uroj edhe njëherë festën, dua të uroj pa asnjë dyshim familjet e punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës, dua të uroj çdo punonjës policie nga niveli zbatues e deri në nivelet më të larta të drejtimit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, repartin RENEA, jemi një familje e madhe që në rrugën tonë për t’u bërë më të mirë, kemi edhe sfida por që po i përballojmë të gjithë bashkë me sukses së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi theksoi se “Përvjetori i 101 i krijimit e gjen Policinë e Shtetit në një sërë arritjesh në drejtim të realizimit të detyrave institucionale, rritjes së besimit të publikut karshi saj, koordinimit dhe bashkëpunimit më të mirë me institucionet e tjera ligjzbatuese, organizim efikas dhe fleksibël dhe me një personel me integritet dhe të aftë për të kryer detyrat, me arritje e progres mbresëlënës në luftën kundër krimit, kufij të sigurt, rend publik në shërbim të komunitetit, si dhe me një perspektivë të qartë për të ardhmen e sigurt drejt integrimit të plotë evropian”.
Me ardhjen e Tahirit e Didit nisën ca aksione të befasishme që “hutuan” gjithkënd. Burrat që rrihnin gratë u vunë në pranga e ata që ndërtonin pa lejë procedoheshin penalisht, në mos u plaste tritoli në beton. Kazinotë e paligjshme nisën të mbylleshin, ndërsa reforma preku një e nga një policët. Evazioni fiskal nisi të luftohej më fuqishëm, ku u bllokuan kamionë me krom që “derdheshin” drejt Durrësit. U shtuan arrestimet apo hetimet për korrupsion, ku u zbulua se shtetit i ishin vjedhur miliona euro. Krimi i organizuar mbetet “kështjella e fundit” që “të fortët” e lëshojnë në dorë në policëve, pasi skafet me marijuanë Jugu u nisën për në Itali, emigrantët klandestinë erdhën nga Greqia dhe gjithçfarë trafiqeësh vijojnë të gëlojnë, duke u shndrruar kështu në preambulën e zyrtarëve të lartë europianë që kërkojnë më tepër rezultate në këtë fushë si dhe në shtim të hetimeve proaktive, bashkë me prokurorët. Policia jopolitike mbetet sfidë tjetër.
Risitë në 3 muaj
1-Luftë lojërave
të paligjshme
2-Shtim arrestesh për
dhunën në familje
3-Më shumë aksione
ndaj ndërtimeve pa lejë
4-Reformë në sistemet
e qarkullimit rrugor
(rriten ndëshkimet)
5-Luftë evazionit fiskal
6-Reformë në Gardë
7-Shkrirje e krimit ekonomik
8-Luftë korrupsionit
9-Rritje e besimit të
qytetarëve dhe policive
ndërkombëtare, etj
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com