VLORË-Familja Llanaj vijon të jetë në radarin monitorues të policisë. Pjesëtarëve të kësaj familje u janë bërë shumë atentate, ku ka pasur edhe viktima, ndërsa sot në pranga ka përfunduar Ferdinand Llanaj, 43 vjeç gjatë një aksioni blic i forcave RENEA në zonën e Otimës në Selenicë të Vlorës. I njohur me pseudonimin "Robi", 43-vjeçari kishte kultivuar 600 bimë kanabis në banesën e tij dhe në ambientet e një tjetër objekti po në pronësi të tij. Në pranga si bashkëpunëtor të tij u arrestuan edhe Dritan Begaj, 54 vjeç, banues në Vlorë dhe Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.

Para 4 vitesh, Ferdinand Llanaj i ka shpëtuar një atentati më 1 tetor 2017 gjatë kohës që po lëvizte me makinën e tij ku u qëllua me breshëri kallashnikovi pranë rrugës "Transballkanike". Brenda makinës së të tij ndodheshin edhe 2 fëmijët e tij të mitur dhe një person tjetër, por fatmirësisht nuk pati viktima. 43-vjeçari është edhe vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg si një nga autorët për "Masakrën Çoles". Ndërsa në vitin 2011 është vrarë me armë zjarri në një atentat Baftjar Llanaj, babai i tyre, teksa udhëtonte me një automjet tip "Benz".  Të gjitha atentatet ndaj Llanajve për policinë kanë ndodhur si pjesë e hakmarrjes pas "Masakrës së Çoles".

Gjatë operacionit anti-kanabis të RENEA-s u zhvilluan kontrolle në disa ambiente dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash. Pas kontrolleve, efektivët përdorën edhe pamjet me dron, ku dallohet që një prej të arrestuarve tenton të fshihet pas shkurreve e pemëve të zonës, por që kapet nga policia.

Foto nga aksioni

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:26
Trafikanti mundohet të fshihet pas një shkurreje për t'i shpëtuar RENEA-s, pamjet e operacionit anti-kanabis në Selenicë të Vlorës

 

I fshehur pas një shkurreje, duke u përpjekur t'i shpëtojë syrit të efektivëve të Forcave RENEA, por trafikanti në Vlorë nuk i ka shpëtuar 'syrit' të dronit.

Policia ka publikuar pamje të operaciot anti-kanabis që u zhvillua në zonën e Otimës në Selenicë, ku u arrestuan 3 persona për kultivim kanabisi.

Në pamje duken efektivët e RENEA, me maska në fytyrë, teksa mësyjnë në parcelat me kanabis.

Ora 10:05
U arrestua për kanabis në Vlorë nga RENEA, Ferdinand Llanajt iu bë atentat para 4 vitesh, është vëllai i një prej autorëve të 'Masakrës së Çoles'

Ferdinand Llanaj, 43 vjeç, i arrestuar ditën e sotme nga RENEA për kultivim të kanabisit në banesën e tij, nuk është një emër i panjohur për policinë. 43-vjeçarit para 4 vitesh i është bërë atentat në 1 tetor 2017 gjatë kohës që po lëvizte me makinën e tij ku u qëllua me breshëri kallashnikovi pranë rrugës "Transballkanike", brenda makinës së të cilit ndodheshin edhe 2 fëmijët e tij të mitur dhe një person tjetër. Nga ky atenta nuk parti viktima.

Ferdinandi është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ndërsa në vitin 2011 është vrarë me armë zjarri në një atentat Baftjar Llanaj, babai i tyre, teksa udhëtonte me një automjet tip "Benz".  

Ngjarja më e rëndë ku janë të skeduar Llanajt është masakra e prillit 2015 në Vlorë, ku në ambientet e një lokali u qëlluan për vdekje me armë zjarri kallashnikov tre persona. Një nga autorët e identifikuar të masakrës ishte pikërisht Aleksandër Llanaj i cili në këtë ngjarje mbeti i plagosur. Llanaj u dënua me 35 vite burg për krimin e kryer në bashkëpunim me Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe Albi Limaj. Viktimë e masakrës së “Coles” në 2015 mbetën Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ky i fundit ishte bashkëpunëtor i Llanajt në atentatin ndaj Hasanajt dhe Velajt brenda në ambientet e bar-kafesë.

​Ndërsa në 2011-ën është regjistruar një tjetër ngjarje e cila ka lidhje me Llanajt. Baftjar Llanaj, babai i Ferdinandit dhe Aleksandrit mbetet viktimë e një atentati teksa udhëtonte me një automjet tip "Mercedes Benz".  

Të gjitha atentat për policisë kanë ndodhur si pjesë e hakmarrjes pas masakrës së Çoles. 

1630051473_llanaj.jpg

Pamje nga atentati i Ferdinand Llanaj në 2017