TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet përgjatë fundjavës me drager dhe radar në rrugët urbane e interurbane.
Në orët e para të mëngjesit, në prangat e Policisë ka rënë një 43-vjeçar me iniciale N.D., i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l, masë që është e rrezikshme në timon.
Mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur, mos abuzo, mos neglizho, mos risko, por përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool.
Policia e Shtetit
Postimi i policisë në Facebook: