Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion në 11 Call Center në Tiranë. Nga aksioni i policisë, tre prej tyre janë gjendur me shkelje dhe dyshime për mashtrime të qytetarëve me Forex. Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar administratorët, ndërsa hetimet do të kryhen për veprat penale mashtrim, fshehje të ardhurash si dhe mos pagim taksash. Ndër pronarët e Call Center dy prej tyre janë italianë.
Në Shqipëri janë shtuar si kërpudhat call center që shërbejnë si ndërmjetësuese mes qytetarëve që duan të investojnë dhe të futen në tregjet financiare, dhe bankave, që ndryshe quhen kompani brokerimi. Tregu më i madh financiar në botë që ofron mijëra burime investimesh (çiftet e monedhave, ar, aksione në naftë apo indekse të bursave të ndryshme), është Forex, që përfshin edhe tregun e bursave, edhe të mallrave edhe të monedhave, dhe dyshohet se pikërisht nën këtë logo luajnë edhe shumë kompani fantazmë të hapura në Shqipëri, që kryesisht mashtrojnë qytetarë të huaj.
Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për të verifikuar në terren këtë treg të paligjshëm, të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencura. Këto shoqëri që maskohen si ligjore, joshin të huajt nëpërmjet skemave të mashtrimit të investojnë para që kalojnë në llogari të përgjumshme bankare, me premtimin se për një periudhë të shkurtër kohore, investimi i tyre do të shumëfishohet.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.3%
-
Duhen më pak
58.3%
-
Është në rregull
21.4%
Vota total: 2112
Lajme të tjera
-
'Çmendet' 48-vjeçari në Tiranë, tenton të përplasë me makinë gruan e tij
4 Korrik, 17:30
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë, një nën hetim! Sekuestrohen 2 pistoleta e një kallashnikov (VIDEO)
3 Korrik, 18:58
-
Sherr me mjete të forta mes të rinjve në Tiranë, 2 të plagosur
3 Korrik, 08:40
-
'Goditen' 2 call center në Shkodër! 7 të arrestuar, në kërkim administratorja dhe 3 organizatorët (EMRAT+VIDEO)
1 Korrik, 15:00
-
Shkodër, policia aksion masiv për mashtrimet nga Call Center, 150 të shoqëruar
30 Qershor, 16:30
-
Çmimet në maksimum, 2 persona vjedhin naftën e kompanisë ku punonin! Vihen në pranga, për 1 muaj morën 250 litra karburant
29 Qershor, 11:02
-
Blinte në biznese me dollarë false, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë! Ishte organizator i grupit prej 4 personash
28 Qershor, 09:25
-
Tiranë/ 10-vjeçari largohet nga banesa, nëna bën kallëzim, policia nis kërkimet! I mituri ka ikur edhe dy herë të tjera
27 Qershor, 13:09
-
Sherr me thika në Paskuqan, 65-vjeçari plagos një person! Vihet në pranga autori
25 Qershor, 10:19
-
U kap me kanabis gati për ta shitur, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
25 Qershor, 09:45
-
Shantazhonte 22-vjeçaren me foto dhe video intime të saj dhe i kërkonte para për të mos i publikuar, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
24 Qershor, 13:02
-
Po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm drejt Hanit të Hotit, arrestohet 46-vjeçari nga Shkodra, nën hetim bashkëpunëtori
24 Qershor, 10:33
Arrestojini keta plehra. ...se vodhen dynjane...
Përgjigju