TIRANE - Të gjitha udhëtimet e planifikuara në jug të vendit duhet të anulohen. Është ky apeli që vjen nga Policia e Shtetit në kushtet kur dalja nga shtrati e lumenjve, Vjosës, Drinos dhe Osumit, ka shkaktuar jo vetëm përmbytjen e banesave por edhe bllokimin e rrugëve nacionale.
Për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e përmbytjeve, Policia e Shtetit ka ngritur në disa qarqe Shtabin e Emergjencave, ndërsa janë angazhuar të gjitha forcat e lëvizshme operacionale dhe efektivët e drejtorive të Gjirokastrës, Beratit, Fierit dhe Vlorës.
Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se 14 familje në fshatin Fitore të komunës së Novoselës në Vlorë janë evakuuar, po ashtu në fshatin Cerven të komunës Frakull në Fier, si dhe në Urën Vajgurore janë larguar banorët shtëpitë e të cilëve u mbuluan nga uji. Forcat e Policisë vijojnë aksionin për evakuimin e të gjithë të përmbyturve si dhe të bagëtive, ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore është mbuluar nga uji.
Në Qarkun Gjirokastër:
Akset rrugore nacionale janë të kalueshme për momentin, rrezikon dalja e ujit në rrugë në vendin e quajtur Kthesa e Viroit në hyrje të qytetit Gjirokastër. Si pasojë e daljes së lumit Drino nga shtrati është bllokuar aksi rrugor rural Gjirokastër Lunxhëri, si dhe është bllokuar aksi rrugor Libohovë-Sofratikë.
Në Përmet aksi rrugor Përmet Çarshovë është i bllokuar në vendin e quajtur Badlonjë pasi lumi Vjosë ka dalë rreth dy metra në rrugë.
Aksi Rrugor Tepelenë - Përmet është i bllokuar në vendin e quajtur Dragot, pasi lumi Vjosë ka dalë në rrugë.
Në qarkun Berat:
Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Osum ka përmbytje te tokave. Rruga e Skraparit midis Bogoves e Pronovikut është e bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.
Ne qytetin e Skraparit është e pa kalueshme Ura e pazarit që lidh 6 fshatra , pasi uji ka dalë mbi urë .
Ne Urën Vajgurore dy familje janë evakuuar nga forcat speciale me varka.
Në qarkun Vlorë:
Forcat Speciale kanë evakuuar 14 familje në zonën e Novoselës në fshatin Fitore.
Aksi Selenicë Vlorë në vendin e quajtur Bishti i Malit është i bllokuar nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë.
Aksi rrugor që të çon në komunën Vllahinë është ë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.
Në Qarkun Fier:
Si pasojë e prurjeve të mëdha të Gjanicës në dy lagje të qytetit Fier , në lagjen 1 Maj dhe Sheq,në rreth 150 banesa e biznese është futur uji brenda.
Në komunën Cakran ka përmbytje të tokave.
Ne fshatin Çerven të komunës Frakull janë përmbytur 6 banesa, ku banorët janë evakuuar nga Policia , si dhe janë dhe rreth 50 banesa të tjera të rrethuara nga uji.
Policia dhe grupi i emergjencave po bëjnë evakuimin e banorëve dhe të gjësë së gjallë.
Ne fshatin Feras të komunës Levan në rreth 50 banesa po hyn uji brenda. Forcat e Policisë po evakuojnë banorët dhe gjënë e gjallë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com