Policia arreston dy aktivistë 
të 'Vetëvendosjes'

Policia arreston dy aktivistë <br />të 'Vetëvendosjes'
KOSOVE- Policia në Kosovë ka arrestuar sot dy aktivistë të ‘Vetëvendosjes’ në Malishevë. Arrestimi erdhi pas një deklarate të përfaqësuesve të Vetëvendosjes në lidhje me shtimin e rasteve të të sëmurëve me ethe hemorragjike, si pasojë e pickimit të insekteve, (rriqna). 

Pas deklaratës për media, përmes së cilës u kritikuan autoritetet shëndetësorë për situatën e krijuar, aktivistët e kësaj lëvisjhe politike organizuan edhe një aksion simbolik, duke shkruar fjalinë “Zonë Endemike” në muret e ndërtesës së komunës së Malishevës. 

Pas aksionit zyrtarë të policisë shkuan në zyrën e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkuan nga aktivistët që të shkojnë e të japin deklaratë në rajonin e policisë, për shkak të ankesës së Kryetarit të Komunës në Malishevë. Ata kërkuan specifikisht Muhamet Bytycin dhe Dardan Krasniqin, por meqë ata të dy nuk ndodheshin në zyrë policia ka shoqëruar dy aktivistë të tjerë, Alban Krasniqi dhe Valon Hoti. 

Përmes një deklarate për mediat Lëvizja Vetëvendosje proteston ashpër kundër sjelljes së policisë, të cilën e konsideron arbitrare. VEtevendosja thekson se kryetari i komunës së malishevës Isni Kilaj bën mirë të kujdeset për gjendjen e popullatës e cila po vdes si pasojë e neglizhencës së pushtetit, si atij lokal dhe atij qendror.
Ata poashtu kanë akuzuar pushtetin qendror dhe lokal që problemi i etheve hemorragjike në Komunën e Malishevës është neglizhuar nga institucionet lokale dhe qendrore edhe pse ky problem duhet trajtuar me urgjencë, sepse tashme kemi 13 qytetar qe janë vdekur si rezultat i pickimit nga rriqrat.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje