Policia arreston “kryeshefin
e rrethit të Kosovës” Goran Arsiç

Policia arreston “kryeshefin <br />e rrethit të Kosovës” Goran Arsiç
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka deklaruar agjencisë shtetërore serbe Tanjug-ut se policia e ka arrestuar të ashtuquajturin “kryeshef i rrethit të Kosovës” Goran Arsiç, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.Ai po mbahet në Lipjan,

Rexhepi ka thënë se Arsiçi dhe një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, janë arrestuar sot sipas denoncimit të disa personave, të cilët kanë thënë se Arsiç i ka shantazhuar ata për të dalë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen më gjashtë maj, transmetojnë mediat e Kosovësi.

Prokurori publik i ka caktuar Arsiçit masën e paraburgimit, për shkak se ai ka kërcënuar disa persona se policia serbe do t’i arrestojë sapo të shkojnë në Serbi, në qoftë se nuk dalin në zgjedhjet e ardhshme serbe, ka sqaruar ministri Rexhepi për mediat serbe.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)