Policia asgjëson 2245 rrënjë Canabis Sativa në Pult dhe Iballë

SHKODËR, 10 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/- 2245 rrënjë Canabis Sativa të idenfikuara dhe asgjësuara është rezultati i aksionit të kryer në orët e pasdites të së enjtes në fshatrat malore të rretheve Shkodër dhe Pukë.
Sipas zëdhënësit të shtypit të policisë qarkut Shkodër, Bardhyl Saliu, kontrollet e ushtruara nga Komisariatet e  Policisë Shkodër dhe Pukë, këtë radhë kanë pasur si objektiv Fshatin Pult, Komuna Pult, e rrethit Shkodër dhe Fshatin Iballë, Komuna Iballë, e rrethit Pukë, ku janë identifikuar dhe asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike.
Respektivisht, në Fshatin Pult,  janë gjetur dhe asgjësuar 6 parcela me 1890 rrënjë Canabis Sativa. Ndërsa, sasia tjetër është sekuestruar në vendin e quajtur Fshatin Iballë, të rrethit Pukë, ku janë gjetur dhe asgjësuar 2  parcela me 355 rrënjë Canabis Sativa. Saliu shton se, nga ana e policisë po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar.  /a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi I energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan, padashur rëndon pozitat e Belind Këlliçit