Dy automjetet e eskortës së shoqërimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati janë përplasur me njëri-tjetrin.
Këto janë të dhënat e fundit nga aksidenti mbrëmjen e të premtes në Rrugën e Kombit.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, "në orën 18:30 në aksin rrugor Thirrë - Rrëshen - Milot në vendin e quajtur Ura Fanit, në dalje të Autostradës Kalimash-Rrëshen, ka ndodhur një aksident automobilistik me pasoje vetëm dëme materiale (karambol) ndërmjet dy mjeteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë".
Po sipas Policisë, makina ku udhëtonte ministri Bushati është goditur nga pas nga makina e tretë e shoqërimit.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
"Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet administrative nga Seksioni i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Mirditë për t'u trajtuar nga kompanitë e sigurimit për dëmin e shkaktuar", thuhet në njoftimin e Policisë.
Ministri Ditmir Bushati, njëherazi koordinatori i PS për veriun, po kthehej pas një takimi me anëtarësinë e PS në Kukës.
22:30 Policia: Automjetet e eskortës u përplasën me njëri-tjetrin
Policia ka dhënë detaje shtesë për aksidentin e mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit, duke konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete të eksortës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.
Sipas Policisë, dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të Mirditës.
21: 20 Aksidentohet eskorta e ministrit Bushati, s'ka të lënduar
Një automjet i eskortës së ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është aksidentuar në "Rrugën e Kombit".
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gëziq të rrethit të Mirditës.
Automjet është përplasur me një mjet tjetër. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Makina e aksidentuar ishte makina e parë e eskortës, ndërsa ministri Bushati po udhëtonte me makinën tjetër.
Ishte deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Albina Deda, që dha e para lajmin për aksidentin.
"Sipas një informacioni që më erdhi, ministri Bushati me eskortën e tij kanë bërë aksident përgjatë rrugës së Kombit (në afërsi të Gëziqit). Policia e komisariatit Mirditë është në vendngjarje", ka shkruar në Facebook, deputetja Deda.
Ndërsa një orë më pas, ngjarjen e konfirmoi edhe Policia e Shtetit, duke deklaruar se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa ministri Bushati nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Ministri i Jashtëm dhe njëherazi koordinatori i PS për Veriun, po kthehej nga një takim me anëtarësinë e PS në Kukës, një ditë para referendumit për mandatin e kryetarit të PS.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com