Policia bën apel: Kujdes të
arratisurit janë të armatosu

Policia thotë se ka marrë masat duke ngritur postblloqe në të gjithë akset rrugore që lidhin këtë zonë me pjesën tjetër të  vendit si dhe me zonën kufitare. Në lëvizje dhe policia e shteteve fqinje. Policia thotë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi personat e arratisur janë të armatosur dhe të rrezikshëm. Gjithashtu policia kërkon ndihmë për arrestimin e tyre.

“Forca të shumta të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEAS janë nisur në zonën ku mendohet se ndodhen të arratisurit, ndërsa janë informuar dhe vënë në lëvizje edhe policitë e vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është ngritur një shtab pune me drejtuesit më të lartë të institucioneve ligjzbatuese në vend, që po koordinon të gjitha veprimet e policisë dhe agjencive të tjera shtetërore, për kapjen e këtyre personave. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes pasi personat e arratisur janë të armatosur dhe të rrezikshëm. Në të njëjtën kohë MPB u kërkon të gjithë atyre që mund të kenë informacione lidhur me këta persona dhe vendndodhjen e tyre që të njoftojnë menjëherë komisariatet e policisë në numrin 129.”- thuhet në njoftimin për shtyp

Të arratisurit janë:

1. Admir Bahri Tafili, vitlindja 1975, lindur e banues në Shkodër;

2. Fran Pal Marashi, vitlindja 1978, lindur e banues në Shkodër;

 3. Gëzim Gjergj Guri, vitlindja 1977, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër;

4. Gëzim Ndue Toma, vitlindja 1982, lindur e Banues në Dibër;

5. Reiz Namik Haxhiraj, vitlindja 1971, lindur e banues në Selenicë të Vlorës;

 6. Eduard Kujtim Lula, vitlindja 1982, lindur e banues në Përmet;

7. Artur Demir Gora, vitlindja 1969, lindur e banues në Pojan të Korçës. I arrestuar

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë