TIRANE – Ish-të përndjekurit politik janë përplasur mbrëmjen e sotme me Policinë Bashkiake në lulishten pranë sheshit Skëndërbej ku dikur ngihej busti i diktatorit Enver Hoxha.

Përplasja ka ardhur pasi ish-të përndjekurit dhe familjarët e tyre kanë shkuar aty për të vendosur rreth 4500 foto mbi pemët e lulishtes, në shenjë përkujtimi për aktivitetin që do të zhvillohet nesër. Fotot janë ato të personave të pushkatuar gjatë regjimit komunist.

Policia Bashkiake u ka kërkuar të largohen pasi nuk kishin marrë leje për këtë aktivitetet ndërsa të përndjekurit pretenduan se kanë kërkuar leje 3 javë më parë në Bashki por kreu i saj Lulzim Basha i ka injoruar.

Policia Bashkiake më pas u ka sugjeruar që të flasin me nën/kryetaren e Bashkisë, Jorida Tabaku. Kjo e fundit, sipas rrëfimit të të përndjekurve, u ka thënë se vendimi mund të merret vetëm nga kryebashkiaku Basha i cili aktualisht ndodhet në Kinë.

Për aktivitetin në program ditën e nesërme pritet të mbërrijë edhe një delegacion nga Kosova.

(im/shqiptarja.com)