Policia bën bilancin javor: 22 operacione, 126 të prangosur! 5 nga të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar

126 persona janë arrestuar në javën që lamë pas nga Policia e Shtetit në 22 operacione të ndryshme. Sipas bilancit të bërë nga vetë uniformat blu 27 kanë qenë të arrestuar nga personat e shpallur në kërkim, 5 prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë operacionet policore të koduara, për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 437 persona, nga këta: 126 janë arrestuar, 288 janë proceduar dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur 27 persona të shpallur në kërkim, nga këta 22 në kërkim kombëtar (njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i  kërkuar për vrasje të dyfishtë) dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Farka”, “Programuesi”, “Suplier 2”, “Çelësi”, “Dealer”, “Last game”, “Thread”, “Pinet”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Përgatitja”, “Ixellesi”, “Miloti”, “Lalm i Ri”, “Last ëinter”, “Qerreti”, “Call me”, “Gaminator”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Poker” dhe “Horizonti”.

Janë goditur 11 raste të armëmbajtjes pa leje, për të cilat janë arrestuar 6 persona, janë proceduar penalisht 4 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 8 armë të ftohta, dy laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, njësi kompjuterike, tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi për lojëra fati, një sasi kokaine, kanabis, 3.5 tonë kafe, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Janë evidentuar 49 raste të krimeve mjedisore, me 5 persona të arrestuar, 43 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim.

Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 14 raste, me 5 persona të arrestuar, 12 të proceduar dhe 4 të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 46 raste, me 16 persona të arrestuar, 33 të proceduar dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 29 raste të dhunës në familje, me 13 persona të arrestuar, 14 të proceduar dhe 2 të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 30 raste, me 7 persona të arrestuar, 28 të proceduar dhe 1 në kërkim.

Janë evidentuar 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 1 person të arrestuar dhe 5 të proceduar.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 13 raste, me 3 persona të arrestuar (2 prej tyre punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”) dhe 12 të proceduar.

Në fushën e qarkullimit rrugor: janë pezulluar 485 leje drejtimi, nga të cilat 311 për shpejtësi tej normave të lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt. 

Janë arrestuar 68 drejtues mjetesh, nga këta: 30 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 36 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën. Gjithashtu, janë goditur 18 raste të mitëdhënies, si dhe janë vendosur  14.946 masa administrative.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke vijuar operacionet dhe kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët për të denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 13/02/2022 19:47

    Zoti drejtor ti mire bene qe parandalon aksidentet apo kap keta me ashash apo ndertime pa leje po nuk kam degjuar per vrasjet qe jane bere ne gjithe shqiperin sidomos ne tiran dures fier elbasan sidomos ne vlore qe jane kaq te vrare dhe kaq te zhdukur qe policia e vlores i di dhe prekuroria keto shiko te tjerat ndalohen kollaj se jemi me te plotefuqishem akoma dhe i dine qe te gjitha kush vjeth kush meret me ashash kush nderton dhe kush vret e keni shume kollajshme po policine e vlores e ke te koruptu totalisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen