Blindohet Vlora! ‘Buzëderri’ nga burgu në varrimin e të birit Gëzim Sinomati! E shoqërojnë 100 policë! 23-vjeçari u ekzekutua nga qitës profesionist

VLORË- Më shumë se 100 policë, ekspertë të antikrimit, dhe ato të RENEA-s, u angazhuan për sigurinë e Sokol Sinomatit, që kur me leje doli nga burgu i Fushë-Krujës deri në Vlorë, për të përcjellë në banesën e fundit, të birin, Gëzim Sinomati. 23 vjeçari që mban emrin e xhaxhait të tij të madh, vrarë gjatë trazirave të 97-s, u ekzekutua me snajper duke pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinikës, mbrëmjen e së dielës (7 Janar).

Siç shikohet edhe nga pamjet, në hyrje dhe në dalje të Babicës, aty ku ndodhen varrezat, askush nuk mund të afrohej, apo të kishte mundësi për të parë ceremoninë. Policia blindoi thuajse gjithë Vlorën. Sinomati i madh, Sokoli, i njohur ndryshe me nofkën “buzëderr”, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirtave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge.

Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku. Si i përfshirë në konflikt me grupin tjetër, çka ka shkaktuar shumë viktima, të vrarë e të zhdukur, jo vetëm në Vlorë, policia ishte e në gatishmëri për të shmangur ndonjë atentat të mundshëm ndaj Sinomatit që varrosi të birin.

Ky i fundit ardhur nga Belgjika dy herë brenda muajit, sepse i vdiq gjyshja, kishte vendosur të priste edhe të atin, që thuhet se do të dilte nga burgu për pak ditë. Por kundërshtarët, vepruan shpejt. Edhe pse policia nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, që besohet të jenë tre, snajperi, dhe dy ndihmësit e tij, duket se ka zbuluar pozicionin nga u qellua.

Në  pjesën e pasme të  BMW  së vjedhur, me targa të modifikuara në Kamëz, e cila pas atentatit u dogj në një lagje tjetër të Vlorës, u gjet një bllok betoni, modifikuar në sedilje për të qëndruar qitësi.  Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomati, snajperi kishte fushëpamje nga shënjestra, të cilin e vrau me një plumb të vetëm në kokë.

Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Deri tani policia nuk ka gjetur as gëzhoja e as armën e krimit por ka mbledhur rreth 50 kamera sigurie. Morti që më shumë se dhimbje u përcoll me frikën e ndonjë vrasje tjetër, këtë herë u mbyll pa probleme në Vlorë, ku hetuesit besojnë se vrasja e Sinomatit, do të nxis hallkën tjetër të zinxhirit të hakmarrjes.

*Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv, Armand Xhelili

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Djali iu ekzekutua me snajper në Vlorë, Report Tv foto të ‘Buzëderrit’! Sinomati, ish-anëtari i bandës së Gaxhait

1704821939_sokolsinamati.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e Sokol Sinomatit, babain e 23 vjeçarit Gëzim Sinomatit i cili u varros ditën e sotme pasi u ekzekutua të dielën (7 janar) me snajper. 

Foto i përket vitit 1999, kur u dënua banda e Gaxhait, pjesë e të cilës ishte edhe Sokol Sinomati i njohur me nofkën 'buzëderri'. 

Në masa të shumta sigurie, Sokol Sinomati ishte i pranishëm sot në varrimin e të birit Gëzim Sinomati. 

Ora 11:28
Vrasja e 23-vjeçarit, Rrumbullaku mbërrin në Vlorë, ngrihet grup i posaçëm për të hetuar ngjarjen! Sekuestrohen pamje filmike

1704793840_policiavlore.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, prej mëngjesit të djeshëm deri mëngjesin e sotëm ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, pas ekzekutimit të Gëzim Sinomatit, mbrëmjen e 7 janarit.

Drejtor Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen. Drejtor Rrumbullaku ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë, prej 24 orësh. 

'Analizë, ngjarja e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e analizës, dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale. Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.'- njofton policia.

Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

 

Ora 11:12
Atentati ndaj Gëzim Sinomatit në Vlorë, në makinën e autorëve bllok betoni për mbështetjen e snajperit

 

Ekzekutimi i 23-vjeçarit Gëzim Sinomati ka dyshime se është kryer nga një vrasës profesionist me pagesë. Gëzim Sinomati është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m.

Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, thonë se në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi. Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi. Arma nuk është gjetur dhe as gëzhoja deri në këto momente.

Ora 10:48
VIDEO/ Blindohet Vlora, ‘buzëderri’ nga burgu mbërrin në varrimin e djalit

Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu dhe po merr pjesë në ceremoninë motore të djalit të tij Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit me snajper. Report Tv sjell pamjet kur dhjetëra makina policie shoqërojnë ish-anëtarin e bandës së Gaxhait.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën ‘Buzderri’, një personazh shumë i njohur në vitet ’97 në Vlorë. Sokol Sinomati ka qenë pjesë e bandës së Gazmed Brakës i njohur me nofkën ‘Gaxhai’.

Sokol Sinomati është dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, pasi gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë.

Në 2014 Gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati me pseudonimin “Buzëderri”,  të dy ushtarë të bandës së Gaxhait - të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim.

Por duke qënë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sonomati mbeti në burg.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/01/2024 01:06

    Per mua interesante ishin pamjet e xhiruara gjate 97' kur keta //trima// shisnin mend duke tundur armet e duke qelluar ne ajer,apo duke u zene prita udhetareve te pafajshem. Sa nga keta jane plasur ne burgje?! Sa nga keta jane palosur ne varre?! Sa nga keta kane varrosur te aferm e te dashur fale /trimerive/ qe treguan atehere e me vone?!

    Përgjigju
  • emigranti: 09/01/2024 23:25

    Parandalimi 0. Pozicioni i qeverise dhe i policise eshte "le te hane kokat e tyre". Apo jo Kryeminister?

    Përgjigju
  • Martin: 09/01/2024 17:19

    Gjhnah djal i ri, ska perse ti lante hesapet e babait djali nqs ka ndodhur keshu. Nqs ka bere ndonje gabim djali diku, tjeter muhabet. E kemi zakon ne shqipot u bejme gola njeri tjetrit dhe pastaj dihet fundi..

    Përgjigju
    • Xnxnxn: 09/01/2024 19:06

      Foto i përket vitit 1999, kur u dënua banda e Gaxhait, pjesë e të cilës ishte edhe Sokol Sinomati i njohur me nofkën 'buzëderri'.

  • krenari: 09/01/2024 16:27

    Gjynaf per djalin dhe Sokolin se jane djem te mire por pe mendimin tim eshte e njejta dore qe qelluan Profesorin ne centrale identik nga makina policia e di po nuk duan turp tu vi .Policis dhe Shtetit bashke

    Përgjigju
    • Deni: 09/01/2024 18:05

      u prehte ne paqe! ore shok me llafe kafenesh dime te gjithe ne eshe te japim mend por nuk esht turp fare per askend qe e di e nuk ben gje sepse po nuk pate prova,perpjete hidhu por snuk…

  • X.Y: 09/01/2024 16:23

    Vlora Tani do jet kasapane.Sinematet e dine mire nga u erdhi gjema. rruajt Zoti te pafajsmit

    Përgjigju
  • Vlora: 09/01/2024 13:47

    Buzderri humbi cfar kishte per te humbur tani ska me cfar te humbas po behuni gati kur te dal se do ju ngrije ne ajer me rradh se i moret driten e syrit pa i pasur borxh njeriu

    Përgjigju
    • endro: 09/01/2024 15:24

      Po pse ate qe vrau kot nuk ishte drita e syve te dikujt. Gjynaf cuni , se per buzevic e buzederr nuk i intereson kujt

    • Artan: 09/01/2024 15:21

      Po, po Buzderri eshte Rambo e Çak Norris bashke

    • Or tej: 09/01/2024 14:51

      Mos ta hame ne tjeret gabimisht eshte halli or teeeejjjjj

    • Askushi: 09/01/2024 14:30

      Prandaj eshte ne burg,se ishte shume studioz arti modern……mori ne qafe djalin,cfare do mbjellesh do korresh eshte shprehja

  • Tini: 09/01/2024 13:46

    Lere erdhi Rrumbullak Strumbullak,kur e prek te ben me gjak.. po ik se na hapet barkun me keto grupet e posacme. Asnje ngjarje nuk eshte zbardhur. Jane te gjith te molepsur. Polici e shitur. Mos o zot te kesh nje hall ne komisariate se te shiten direct. Ja prandaj ikin njerzit nga Shqiperia i trajtojne si mos me keq. Turp

    Përgjigju
  • Emig: 09/01/2024 13:14

    Kjo ashte demokracija. Sigurija zerooooooooo

    Përgjigju
    • Ti e gjete: 09/01/2024 20:02

      Ti ke te drejte: ne kohen e laverit te vrisnin naten ne kohen e shpellarit tend re vrisnin diten vet shteti ...e tani ti na behesh analist i sigurise e na çan gerrneten e ty te duket se je i mencur

  • abc...: 09/01/2024 12:27

    KU ESHTE PARE QE POLICIA TE SHOQEROJE NJE KRIMINEL NE VARRIM,,,VETEM KETU NE SHQIPERI NDODH KJO,,,KJO NA TEEGON QE SHTETI ESHTE BERE NJE ME KRIMINELET...C'FARE SHTETI...

    Përgjigju
  • Kuriozi: 09/01/2024 12:18

    Kush eshte kokekuqi ne vlore ?

    Përgjigju
    • Kuriozi: 09/01/2024 17:38

      @Hassan Cami po si e ka emrin ?

    • Filani: 09/01/2024 17:02

      Eshte njeshi i shitjeve ktu ne vlore i prites dhe i nxjerrjes intriganti madh frikacak

    • Hassan Cami: 09/01/2024 16:24

      Nr 1 per momentin ne Jug Jo vetem ne Vlore

    • Hassan Cami: 09/01/2024 16:19

      Kokuqi eshte Kapo di Valona tani.me ate nuk kruhet njeri se e di fundin

  • Luli: 09/01/2024 12:17

    Po pse duhet sniper per nje distance 35-40m ...? Nje arme e kolauduar kallash , osé pushk 63 kryen pune. Ne at distance mjafton edhe pistoleta e nje kalibri 40 , 45 osé nje 357 .. Sniper pa u gjetur gezhoja e pa u analizuar predha

    Përgjigju
  • Snajper: 09/01/2024 09:30

    Po njerez normal nuk kane snajper. Seshte cudi te jene ish ushtare qe kane sherbyer ne Afghanistan.

    Përgjigju
    • EX: 09/01/2024 11:10

      kush foli nga fundi toges?

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim