Policia 'blindon' Rinasin, kapen brenda javës 19 persona në kërkim, ja rezultatet

Policia 'blindon' Rinasin, kapen brenda javës 19 persona në kërkim, ja rezultatet

Policia

Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar një sërë personash, të akuzuar për vepra të ndryshime penale, gjatë javës që kaloi.

Policia njofton se janë kapur 19 persona në kërkim, janë kthyer nga vendet e BE 324 shtetas, që ju është refuzuar azili, ju është refuzuar dalja nga vendi 62 shtetasve që nuk plotësonin kushtet, si dhe ju është ndaluar hyrja në Shqipëri 10 shtetasve të huaj, që dyshohet se udhëtonin me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë Kufitare të Rinasit:
Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për përmirësimin çdo ditë e më shumë të shërbimit që ofron për qytetarët. Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, për sezonin turistik në aeroportin e Rinasit, në ndihmë të Policisë Kufitare është duke kryer shërbim edhe FNSH-ja.

Gjatë javës që kaloi nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë evidentuar 20 vepra penale, në fushën e “Falsifikimit të Pasaportave apo Letërnjoftimeve”, “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, si dhe "Prishje e rendit dhe qetësisë publike” Janë kapur gjithsej 19 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive dhe Komisariateve Vendore.

Në kuadër të bashkëpunimit me vendet e BE-së për parandalimin e azilkërkimit, gjatë javës që lamë pas janë përpunuar në kategorinë “deportiv”, 324 shtetas të kthyer nga vendet e BE-së, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil politik, apo janë kapur pa dokumente qëndrimi.

Janë refuzuar në dalje nga Republika e Shqipërisë 62 shtetas, pasi nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Gjithashtu iu është refuzuar hyrja 10 shtetasve të huaj, që dyshohet se udhëtonin me dokumente të falsifikuara.

Janë proceduar penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit 11 shtetas, të cilët kanë kaluar kufirin jeshil në mënyrë të paligjshme nga pika të ndryshme të kalimit kufitar dhe janë kthyer "deportiv" nga policitë homologe.

Policia Kufitare e Rinasit ka marrë një sërë masash për përmirësimin e cilësisë së shërimit, duke eliminuar në maksimum vonesat qoftë në përpunimin e dokumentacionit, ashtu edhe të kontrollit fizik dhe të bagazheve.

Në këtë kuadër Policia Kufitare e Rinasit fton cilindo që konstaton abuzime të punonjësve të policisë me detyrën, që t'i denoncojë ato në numrin e gjelbër 0800 90 90 dhe 112, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve