Vlorë janë vendosur disa pika kontrolli nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në hyrje-daljet kryesore të qytetit dhe në disa akse të brendshme.

Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen në kuadër të operacioneve të sigurisë dhe goditjes së aktivitetit kriminal, duke përfshirë kontrolle për armë pa leje, persona të shpallur në kërkim apo automjete të dyshuara.

Në raste të tilla, në terren angazhohen edhe strukturat e FNSH-së për të mbështetur patrullat e policisë vendore.

Pikat e kontrollit janë vënë re kryesisht në hyrjet kryesore të qytetit dhe në akse të frekuentuara, ku policia po ndalon automjete dhe po kryen verifikime të shpejta.