TIRANE- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një pjesë e sheshit “Skënderbej” është bllokuar nga forca të shumta të policisë. Bllokim i sheshit nga policia u bë pasi do të zhvillonte provat e paradës kremtimit të 100 vjetorit të themelimit të Policisë së shtetit më 13 Janar.
Dëshmitarë okularë në vendngjarje thanë se kalimtarët janë trembur nga forcat e shumta të policisë dhe kanë filluar te largohen me vrap, duke menduar se mos kishte të bënte me ndonjë operacion policor për arrestimin e ndonjë shumë të kërkuari apo kishte ndodhur ndonjë vrasje.
Nga ana e policisë nuk ka pasur ndonjë njoftim për realizimin e provave të paradës nga policia mbrëmjen e djeshme, 7 janar.
(bm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com