Policia dhe FNSH aksion 'blic' në Fier! Kontrolle edhe në qytete të tjera

Sot në mbrëmje në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit te Fierit është shtuar prania e uniformave blu dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, duke intensifikuar kontrollet në pjesën më të madhe të automjeteve. 

Policia e Fierit thotë se këto  kontrolle po bëhen për persona që rezultojnë të shpallur në kërkim, për armë apo drogë. Këto kanë bërë që uniforma të shumta policorë të zbresin në terren për disa minuta, ndërsa prania e tyre ka qenë më e madhe në pranë vendit të njohur si “Vija e ngjalës”, në aksin Fier- Tiranë, dhe në rrugën Fier-Vlorë, në dalje të qytetit. 

Ndërkohë patrulla policorë janë vënë re edhe në qytet si dhe në disa rrugë brenda lagjeve. Në pjesën më të madhe, në qendër të kontrolleve kanë qenë makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja. Mësohet se kontrolle ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit për të shtuar masat e sigurisë përgjatë fundjavës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 08/02/2020 01:02

    Po ne Vlore qe behete hataja kur do vini?

    Përgjigju
    • Vlora: 08/02/2020 08:38

      Nuk keni pse te vini ne vlore dergoni mamin e ketij nga gjormi te rregullohet situata se eshte nxehur keq mileti...

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët