'Tempulli'/ Policia dhe FNSH aksion në Vlorë, kontrolle edhe në Selenicë e disa fshatra

VLORË-  Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion mbrëmjen e sotme (17 shtator 2023) për të arrestuar personat e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”

Report TV mëson se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë dhe në disa fshatra të Lumit të Vlorës.

Nga 90 urdhërarreste të firmosura në kuadër të këtij operacioni në Vlorë u ekzekutuan 69 ndërsa 21 janë ende në kërkim.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar 233 persona. Drejtori i Policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaroi atë ditë se janë shkatërruar ë të 23 grupeve kriminale të cilët shisnin drogë në vendet afër shkollave apo lokale e blloqe banimi. Megaoperacioni u zhvillua në 5 qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale: 17/09/2023 20:24

    Leri pordhalitetet o ermal po zbardh vrasjet se ke ca!

    Përgjigju
  • Populli: 17/09/2023 19:59

    Mos kapni njerez kot qe pine ndonje cigare hashash por kapni ata ndyresira qe kane vrare djem nenash dhe dalin ne xhiro te armatosur dhe asnje nuk i ndalon .Duhet pastruar vendi nga vrasesit sepse krimi ka arritur kulmin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL

Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL