GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës pranon se javët e fundit ka pasur një dyndje të shtetasve të huaj të vendeve të treta të cilët vijnë nga Greqia dhe përmes Shqipërisë kërkojnë të shkojnë më pas në vendet e Bashkimit Europian.
Shifra zyrtare që jep policia e Gjirokastrës flet për 800 klandestinë të bllokuar gjatë javëve të fundit dhe për dhjetra operacione të kryera nga policia Kufitare e Kakavijes dhe nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastrës. Policia saktëson se bëhet fjalë për 800 klandestinë të cilët janë ndaluar gjatë muajit qershor, korrik dhe gusht.
Ndërkohë që bëhet fjalë për 10 shqiptarë të ndaluar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
"Theksojmë faktin se javët e fundit ka pasur një dyndje të shtetasëve të huaj të vendeve të treta që vijnë nga Greqia për në Shqipëri për të shkuar më pas për në vendet e Bashkimit Europian."- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga policia.
VETEM SOT U NDALUAN 40 KLANDESTINE
Vetëm gjatë natës së mbrëmshme janë ndaluar 40 shtetas të huaj nga Sudani, Siria dhe Maroku të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbërt me shtetin grek. Grupi i parë prej 12 vetash është ndaluar nga policia kufitare në fshatin Peshkopi.
Grupi i dytë i emigrantëve kladenstinë prej 14 personash, është ndaluar përballë Gjirofarmës. Në këtë grup, 5 prej të ndaluarve kanë qenë gra dhe 3 fëmijë.
Ndërkaq grupi i tretë i emigrantëve klandestinë, prej 14 personashjanë ndaluar në fshatin Glinë të Gjirokastrës. Të gjithë janë shoqëruar për në ambientet e policisë pasi u janë marrë gjeneralitete do të kthehen sërish në Greqi, vendi nga i cili kanë hyrë në Shqipëri.
Gjatë muajit të fundit, klandestinët që kanë hyrë në Shqipëri janë nga Siria, Maroku dhe Sudan. Evidentimi dhe ndalimi i tyre është bërë nëpërmjet mjeteve logjistike të dhuruara nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

(Në foto: Emigrantët klandestinë të ndaluar sot në Gjirokastër)
Redaksia online
(pn/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Investigimi i Shqiptarja.com