Vrau bashkëatdhetarin për drogë e prostitucion, ekzekutohet 43-vjeçari shqiptar në Spanjë (Emri)

Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë. Shqiptari Fatmir A., është vrarë rreth orës 00:45 minuta, pasi është qëlluar me armë zjarri në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë. Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari është qëlluar nga një person brenda një makine të zezë.

Policia ka deklaruar se e ka gjetur të vdekur shqiptarin dhe se po heton për zbardhjen e plotë të këtij krimi. Për identitetin e shqiptarit dihet vetëm emri i tij, Fatmir.A.

Vendi ku u vra shqiptari në Spanjë

Sipas mediave vendase, të shtënat janë dëgjuar nga banorët. Kanë qënë ata që kanë njoftuar menjëherë policinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Kush është shqiptari që u ekzekutua në Spanjë, dalin të dhënat e para

Kanë dalë detajet e para për identitetin e shqiptarit që u vra me armë në Spanjë, mëngjesin e kësaj të mërkure, në provincën e Terragonës në Katalonjë.

Sipas medieve spanjolle, 43-vjeçari shqiptar është Fatmir.A, i dënuar më herët për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në një karburant në Cambrils në vitin 2008.

Shqiptari, në vitin 2008, e ka vrarë 26-vjeçarin për prishje të pazareve të drogës dhe prostitucionit.

Vrasja e 2008 ku viktima vrau një bashkëatdhetar

Shqiptari doli në gjyq në Gjykatën e Terragonës në vitin 2011 ku është dënuar me 6 vite burg, me rrethana lehtësuese, ku vrasja është cilësuar si vetëmbrojtje.

Fatmir.A, kishte hyrë në burg, dhe kishte dalë kohët e fundit dhe jetonte në Reus. Dyshohet se vrasja në lagjen La Pastoreta mëngjesin e sotëm ka ardhur si pasojë e hakmarrjes.

Kanë qenë 3 të shtëna të sakta në një distancë të afërt që i kanë marrë jetën. Hetuesit thonë se një nga rrethanat e vrasjes ka qenë dhe ajo se vrasësi ka qenë brenda një makine të zezë Peaguet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 05/09/2018 14:55

    Do ketê qenë Dhëndri i Fredi GAGASHIT, që ngeli 24 Orë duke Komentuar për Policinë e Shtetit ! Fredi ZVARRANIKU që ecën me Bark! Fredi K O K Ë L O Q J A

    Përgjigju
  • Garsia: 05/09/2018 12:25

    Po policia spanjolle perse e la te vritej derisa e gjeti me perpara te shtrire ne toke?!!!

    Përgjigju
  • Deputeti: 05/09/2018 11:50

    Popull plehre lam nam ne vendin tone e do bejme hajr ne bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë