Efektivët e policisë së Gjirokastrës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga sëmundja e talasemisë.
Detyrë kanë që të ruajnë rendin dhe sigurinë publike, por këtë radhë kanë treguar humanizmin e tyre për njerëzit që janë në nevojë. Drejtoria Rajonale e Policisë Gjirokastër i është bashkëngjitur iniciativës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht.
Në seancën e dhurimit të gjakut, u arrit të siguroheshin gati 30 njësi gjak, shifër mjaftueshme për një institucion.
Kryqi i Kuq shpreson që një shembull i tillë të ndiqet edhe nga institucione të tjera, pasi është e nevojshme që gjaku të mos mungojë.
Përgjegjësja e Bankës së Gjakut, ka falenderuar për gatishmërinë Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës për këtë gjest humanitar në ndihmë të atyre që kanë nevojë.
/Shqiptarja.com