Policia e Kosovës rrit kapacitetet në veri! Reagon Serbia

Policia e Kosovës rrit kapacitetet në veri! Reagon Serbia

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka dërguar “pajisje logjistike dhe kontejnerë” në vendkalimin kufitar Bërnjak, të cilat, siç tha, do t’i shërbejnë policisë kufitare.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës “po punon ekskluzivisht në interes të sigurisë së qytetarëve dhe krijimit të një ambienti të sigurt”.

Bërnjaku ndodhet në veri të Kosovës - pjesë e banuar me shumicë serbe.

Pas nisjes së sulmeve ruse në Ukrainë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti thanë se kanë marrë masa shtesë të sigurisë.

U bë e ditur se ata kanë takuar përfaqësues të mekanizmave të sigurisë - vendorë e ndërkombëtarë - por nuk u dhanë detaje as për takimet, as për masat.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë tha të shtunën se “aksioni i fundit policor në veri të Kosovës është në kundërshtim me marrëveshjet e vlefshme”.

Qëllim i këtij aksioni, sipas saj, është “provokimi i rrezikshëm” dhe “destabilizimi i situatës në terren”.

Në deklaratën e kësaj zyre thuhet se Policia e Kosovës, 80 metra nga vendkalimi në Bërnjak, ka sjellë “makineri të rënda dhe njerëz” me “pretekstin e forcimit të postbllokut policor në vendkalim”.

“Veprime të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës kanë vetëm një qëllim: të provokojnë një destabilizim të ri të situatës në terren, në një moment shumë të ndjeshëm për sigurinë, me të cilin po përballet e gjithë bota”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ajo tha se i bën thirrje Prishtinës që të mos e provokojë Beogradin dhe serbët në Kosovë dhe të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë, duke shkelur marrëveshjen.

Dy pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës - Jarina dhe Bërnjaku - u bllokuan nga serbët lokalë për dy javë në shtator të vitit të kaluar.

Kjo ndodhi për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë.

Kosova dhe Serbia më pas gjetën një zgjidhje të përkohshme përmes Bashkimit Evropian.

Dy vendet vendosën t’i mbulojnë simbolet shtetërore në targa deri në një zgjidhje përfundimtare.

Kosova dhe Serbia kanë më shumë se një dekadë që zhvillojnë negociata për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A S: 26/02/2022 15:13

    Kosova dhe Shqipëria duhet të hartojnë politikë të përbashkët të mbrojtjes ushtarake, emergjencave civile dhe sistemeve financiare si edhe nehësimin sa më parë të legjislacioneve në fuqi. Njëkohësisht Tirana duhet të konsultohet me Prishtinën për sa i përket sjelljes në rrafshin ndërkombëtar. Ka ardhur koha që Shqiptarët të mendojnë për Shqiptarët. Fillimisht Open Albania pastaj ndoshta open balkans

    Përgjigju
    • Arbërori: 27/02/2022 11:23

      Me EKR bq që është vllazruar me fashist qetnik nuk mundet të priten të mira për kombin…!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëgjyrshe

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëgjyrshe