Policia e Kosovës u dërgon fletëthirrje për intervistim 5 personave, dyshohet se kanë udhëhequr institucionet paralele në veri

Policia e Kosovës u dërgon fletëthirrje për intervistim 5 personave, dyshohet se kanë udhëhequr institucionet paralele në veri

Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë u panë sërish të mërkurën në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në atë që ato e quajtën “një trajnim periodik” në vazhdim, "për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale".

Trajnimi pasoi operacionin e 30 gushtit të autoriteteve të Kosovës që mbyllën komunat paralele serbe në veri, në një veprim që nxiti kritika nga diplomacia perëndimore.

Mbyllja e tyre nxiti reagimin e serbëve lokal të cilët për disa ditë me radhë protestuan përballë ndërtesave të institucioneve paralele të Serbisë në veri, me kërkësën për t’u kthyer në vendet e tyre të punës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha sot se dy nga institucionet më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë, shëndetësia dhe arsimi janë duke funksionuar ndërsa theksoi se nuk e vë në dyshim se autoritetet në Prishtinë “do të provojnë t’i rrënojnë të gjitha”. Ai tha se është i gatshëm që të vizitojë Mitrovicën e Veriut nëse një gjë të tillë i lejohet nga forcat ndërkombëtare dhe shqiptare në Kosovë.

Policia e Kosovës tha se u ka dërguar fletëthirrjet për paraqitje në Prokurorinë e Shtetit pesë personave që dyshohet se kanë qenë udhëheqës të institucioneve paralele dhe dyshohen për falsifikim të dokumenteve.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç tha se fletëthirrjet që u janë drejtuar udhëheqësve të Listës Serbe, janë dëshmi e përndjekjes brutale politike që do të ketë pasoja të gjera.

Ai shkroi në rrjetet sociale se “udhëheqësit e institucioneve serbe nuk kanë falsifikuar asgjë dhe kanë bërë gjithçka ekskluzivisht në përputhje me ligjin, duke ofruar shërbime edhe për serbët edhe për shqiptarët”, duke nënvizuar se nëse kryeministri Albin Kurti do të kishte formuar Asociacionin e komunave serbe, “sot nuk do të ishim në këtë gjendje”.

Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.

Mbyllja e komunave kritikua menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që tërhoqën vërejtjen në atë që e cilësuan vazhdimësi të veprimeve të njëanshme dhe të pabashkërenduara të autoriteteve të Kosovës.

Në fillim të muajit gusht autoritetet mbyllën Postën e Serbisë në veri dhe shpalosën planet për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafikun e makinave, mes kritikave të perëndimit.

Perëndimi kërkon nga Kosova që çështjet që lidhen me situatën në veri të Kosovës të trajtohen në kuadër të dialogut në Bruksel

Bashkimi Evropian tha se synon një takim ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë pasi që ka shumë çështje në tryezë që duhet të zgjidhen dhe ditëve në vijim pritet që i dërguari evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak të qëndrojë në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm në Bruksel./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?