Më shumë rend dhe siguri ju është premtuar nxësve të shkollave 9-vjeçare, në kuadër të 102 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku zëvendës drejtori Altin Qato, e vlerësoi bashkpunimin midis policisë dhe institucioneve shkollore për të pasur më shumë siguri dhe rend në ambientet publike. 
policia

 
Ndërsa, drejtori i Policisë Rrugore Mit’hat Tola i shpjegoi nxënësve se përdorimi i alkoolit në drejtimin e mjetit është fatal, duke theksuar se nëse konsumohet në sasi të mëdha atëhërë, përbën vepër penale. 


Aktivitetet për kremtimin e 102 vjetorit të Policisë së Shtetit do të vijojnë edhe më datë 13 janar, ku janë planifikuar ceremoni festive në të gjitha drejtoritë e qarqeve në vend.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)