Policia Shqiptare ka hedhur poshtë aludimet për një përfshirje në trafik klandestinësh dhe droge të disa eksponentëve të kampit të MEK në Shqipëri, duke deklaruar zyrtarisht se bëhet fjalë për një dokument “fake” që po qarkullon lidhur me këtë lajm.
Ky dokument, që referohet për një raport që Policia e Shteti i kishte dërguar Ambasada Amerikane, mbërriti në redaksinë e Report Tv dhe u publikua edhe nga Shqiptarja.com, por tani policia pretendon se bëhet fjalë për një dokument fals.
Ne si redaksi e marrim parasysh këtë saktësim të Policisë së Shtetit duke e pezulluar publikimin e lajmit në pritje të verifikimeve të mëtejshme. Më poshtë reagimi i plotë i Policisë:
“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se:
Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të droges
Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.
Duke vlerësuar rolin e medias në informimin e publikut dhe rritjen e transparencës, kërkojmë që në interes të mirinformimit dhe për të shmangur lajme që çojnë në dezinformim, të kontaktohet zyrtarisht Policia e Shtetit, para publikimit”.
Duke shprehur besim në profesionalizmin e policisë shqiptare, redaksia e Shqiptarja.com do të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionet rreth kësaj ngjarje".
a.m./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 3423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Urdhri i Policisë së Shtetit për të gjitha strukturat: Fikni kompjuterët, dyshohet për sulm kibernetik! Faqja online e paaksesushme
28 Qershor, 12:17
-
Formulari i policëve për lidhjet me krimin, Dervishi në ‘5 Pyetjet’: Kurth për të kapur bretkosa! Beci: Demagogji! Dema: Nivelet e larta ti hetojë SPAK
24 Qershor, 23:03
-
Spahiu: Pakënaqësia më e madhe e turistëve në Shqipëri është qarkullimi i çmendur rrugor
24 Qershor, 22:30
-
'Skemë mashtruese me imitimin e numrave të personave publike', Rama thirrje qytetarëve: Verifikoni dërguesit, shmangni kurthin e kësaj loje kriminale
22 Qershor, 17:24
-
Policia zyrë të re për “gjurmimin” e pasurive të krimit! Zbulimet ia çon SPAK-ut për 'anti-mafien'
22 Qershor, 15:41
-
Tiranë, SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
20 Qershor, 16:42
-
Ligji i ri për Policinë e Shtetit, javën tjetër i kalon qeverisë për miratim! Balla: Bisedat e policëve do të monitorohen me aplikacion të ri
20 Qershor, 10:46
-
‘Ndiq paranë’, Balla: Ngrejmë zyrën për Rikuperimin e Aseteve, të godasim krimin! Ministri kërkon fonde nga donatorët, Gonzato: Ju mbështesim, por duhet transparencë
20 Qershor, 09:39
-
Sot Shqipëri-Kroaci, Policia e Shtetit pjesë e masave të sigurisë në Hamburg
19 Qershor, 09:59
-
Efektivët vetëdeklarim për lidhjet me krimin, formulari plotësohet deri më 30 qershor! Rrumbullaku: Kush cenon uniformën, s’ka vend në Polici
17 Qershor, 11:49
-
Evropiani në Gjermani, 16 punonjës të policisë shqiptare pjesë e masave të sigurisë
14 Qershor, 17:31
-
Policia e Shtetit marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it
12 Qershor, 17:27