Policia e Shtetit: Ja faqja online ku
të verifikoni kundravajtjet rrugore

TIRANË - Policia e Shtetit u rikujton qytetarëve se përmes shërbimit të ofruar në faqen e internetit mundësohet verifikimi online i kundravajtjeve rrugore, të kryera gjatë përdorimit të mjetit, të cilat janë akoma të palikuiduara.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”. Duke klikuar në këtë link qytetari lidhet automatikisht me sistemin elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore e gjoba të Policisë së Shtetit, i cili bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që qytetari ka në të gjithë Shqipërinë.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë gjoba të vendosura nga shërbimi i Policisë Rrugore të papaguara, në zbatim të kërkesave ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor, duhet të drejtohen në sportelet e Bankave dhe të Postës Shqiptare për të paguar detyrimet që ata kanë.

Në mënyrë të veçantë, Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët, që kanë ndërmend të udhëtojnë jashtë vendit me mjetin e tyre, por dhe kompanitë e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, që të kryejnë verifikimet në faqen zyrtare të internetit të Policisë së Shtetit në adresën www.asp.gov.al, për kundravajtjet rrugore të palikuiduara të mjeteve në pronësi të tyre, me synim pagesën në kohë të detyrimeve, duke evituar kështu vonesat e panevojshme në pikat e kalimit kufitar.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, si dhe shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë në dispozicion të çdo drejtuesi mjeti dhe subjekti të interesuar, me synim krijimin e të gjithë lehtësirave të nevojshme për të mundësuar pagesat e gjobave të prapambetura (duke u vënë në dispozicion kopje të fletë-gjobës) dhe kalimin e mjeteve për në destinacionin e tyre jashtë vendit pa vonesa.

Sipas nenit 203 të Kodit Rrugor, drejtuesit e mjeteve mund të paguajnë gjobën e vendosur nga Policia Rrugore, brenda 5 ditëve pa kamatë vonesë, duke përfituar një ulje prej 20% të vlerës së gjobës. Me kalimin e afatit 5-ditor vlera e gjobës shtohet me 2% kamatë për çdo ditë vonese. Pas një muaji nga data e vendosjes së gjobës policia ka detyrimin sipas ligjit, të bllokojë mjetin deri në pagesën e gjobës.

policia rrugore

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve