Policia e Shtetit marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it

Policia e Shtetit marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Policia e Shtetit dhe Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e Shqipërisë në Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it.

Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Rrumbullaku falënderoi INTERPOL-in për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe theksoi se, bashkimi i Shqipërisë me Rrjetin e Akademisë Globale është një hap i rëndësishëm përpara për sistemin e arsimimit policor dhe vetë Policinë e Shtetit.

“Jemi të kënaqur, që në rrugëtimin e gjatë e të vështirë për të forcuar kapacitetet e Akademisë sonë të Sigurisë, do të kemi edhe angazhimin e Drejtorisë së Trajnimeve për Ngritjen e Kapaciteteve të INTERPOL, e cila ka krijuar Akademinë Globale. Synimet e saj për një qasje globale të trajnimit për zbatimin e ligjit do të jenë një ndihmë e madhe edhe për Shqipërinë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai shtoi se, sot INTERPOL-i është një lider global në ndërtimin e trajnimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe është me shumë vlerë që Policia e Shtetit Shqiptar i bashkohet edhe këtij komponenti të rëndësishëm.

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it falënderoi Policinë e Shtetit për mikpritjen dhe organizimin e Konferencës Rajonale në Tiranë. Z. Jurgen Stock shprehu gatishmërinë e INTERPOL-it për shkëmbimin e përvojave policore me Shqipërinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

FBI: Të shtënat ishin atentat kundër ish-presidentit Trump

FBI: Të shtënat ishin atentat kundër ish-presidentit Trump