TIRANË, 16 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Policia e Shtetit dhe OSHEE bëjnë me dije në deklaratën e përditshme për mediat se edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna e tyre e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .
"Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 108 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 2.033 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 6 autorë", thuhet në deklaratën e Policia e Shtetit- OSHEE.
Po ashtu, Policia e Shtetit- OSHEE shpjegojne se "nga këta janë arrestuar në flagrancë 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike e janë shpallur në kërkim 4 persona . Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 1.163 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë. Gjithashtu, janë kontrolluar 88 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina".
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, thuhet ne deklaratë. /a.ke/










