Policia e Shtetit: Përfundon stërvitja e trajnimit me robot antieksploziv
TIRANË, 19 Shtator /ATSH- I. Vata/-Drejtoria e Policisë së Shtetit ka zhvilluar në ambjentet e Repartit Special Renea një ceremoni për përfundimin e kursit të trajnimit për përdorimin e robotit nga Njësia Antieksploziv si dhe për dhurimin e dy robotëve antieksploziv dhe të një numri të konsiderueshëm jelekësh antiplumb për efektivat e Repartit Special Renea. […]
/ATSH- I. Vata/-Drejtoria e Policisë së Shtetit ka zhvilluar në ambjentet e Repartit Special Renea një ceremoni për përfundimin e kursit të trajnimit për përdorimin e robotit nga Njësia Antieksploziv si dhe për dhurimin e dy robotëve antieksploziv dhe të një numri të konsiderueshëm jelekësh antiplumb për efektivat e Repartit Special Renea.
Policia e Shtetit bënte të ditur nëpërmjet një deklarate për mediat të shtunën , se në ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Drejtues i Lartë Altin Qato, si dhe Drejtori i Forcave të Lëvizshme Operacionale, Drejtues Niko Brahimllaj, si zv/ambasadori amerikan, David Muniz dhe Drejtori i Prograit ICITAP, Steve Benet.
Në deklaratën e Policisë së Shtetit jepen detaje të aktivitetit ku thuhet se "ICITAP, në bashkëpunim me Policinë e Nju Xhersit, dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, kanë sponsorizuar kursin një-javor për njësinë Antieksploziv në Policinë e Shtetit, për përdorimin e robotit kundër mjeteve të improvizuara shpërthyese, në mënyrë që të forcohet aftësia e tyre reaguese dhe sigurimi i punonjësve të policisë gjatë procedurave të çaktivizimit".
Ambasada amerikane, Policia e Nju Xhersit dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit, krahas trajnimit të zhvilluar për ekspertët e Njësisë Antieksploziv, i kanë dhuruar kësaj njësie 2 Robotë Antieksploziv si dhe rreth 131 jelekë antiplumb për punonjësit e policisë të repartit Renea.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zv/ambasadori amerikan, David Muniz, kanë vlerësuar si mjaft të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane dhe Programit ICITAP që ka asistuar Policinë e Shtetit.
Çako ka vlerësuar ndihmën dhe kontributin e dhënë nga ambasada amerikane dhe Programi ICITAP në çdo fushë të policimit nëpërmjet trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve, por edhe të donacioneve të dhuruara tepër të vyera për punën e tone, si dhe ka falënderuar Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Policinë e Nju Xhersit dhe në veçanti tre instruktorët e këtij trajnimi.
Zv/ambasadori amerikan David Muzin, në emër të qeverise se SHBA-së, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e plotë edhe në të ardhmen për Policinë e Shtetit.
Më pas, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe zv/ambasadori amerikan kanë nënshkruar Aktin e Dhurimin për 2 Robotët kundër mjeteve shpërthyese dhe jelekët antiplumb. Në fund të ceremonisë, u bë shpërndarja e çertifikatave për përfundimin e kursit për 20 efektivë të njësisë Antieksploziv të Repartit Renea.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02