TIRANË - Policia shqiptare zbardh detaje nga vrasja e dy vëllezërve Çollaku prej policisë greke dhe komunikimet që ka pasur mes dy policive për këtë ngjarje, ku ndryshe nga ç'pretendojnë familjarët e dy vëllezërve të vrarë se janë vrarë në tokën shqiptare, prej policisë greke pretendohet se ata kanë qenë 3 km në brendësi të tokës shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, dje, në datë 08.12.2013, rreth orës 00.30’ policia jonë ka marrë njoftim nga policia greke, se ne rajonin e Piramidës 19, rreth 3 km në brendësi të tokës greke, një patrullë e policisë greke, e cila po patrullonte në atë zonë ka shkëmbyer zjarr me dy shtetas shqiptar, ku për pasojë një punonjës i policisë greke ka humbur jetën, si dhe nga shkëmbimi i zjarrit kanë gjetur vdekjen dhe dy shtetasit shqiptarë.
Me të marrë njoftimin nga strukturat e policisë kufitare thuhe se u organizuan shërbimet dhe u morën masa për grumbullimin e informacioneve, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi i këtyre personave.
Nga të dhënat e grumbulluara nga strukturat e policisë, si dhe pas kontaktit me familjarët policisë i rezultoi se dy personat e përfshirë në këtë ngjarje ishin dy vëllezërit Melsi dhe Klevis Çollaku, banorë të fshatit Shuec, të cilët sipas familjarëve ishin larguar nga banesa për peshkim rreth orës 20.00’-20.30’ të një dite më parë.
Në vazhdimësi si nga strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, ashtu dhe nga Interpol Tirana dhe oficeri i Kontaktit në Selanik janë mbajtur kontakte me autoritetet policore greke dhe është shkëmbyer informacion lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje, si dhe mbi identitetin e shtetasve shqiptarë të përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë është mbajtur kontakt gjithashtu dhe lidhur me procedurat për tërheqjen e trupave të 2 shtetasve shqiptarë nga familjarët e tyre. Menjëherë pas marrjes së konfimimit u njoftuan familjarët për tërheqjen e trupave.
Për këtë rast çështja do t'u kalojë strukturave lokale. Në njoftimin e policisë thuhet se nga seksioni i hetimit të Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, do të përgatiten materialet për t'i referuar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com