TIRANË- Policia e Shtetit, vijon aktivitetet sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Sot,  njofton Ministria e Brendshme nxenes të 10 shkollave të mesme të kryeqytetit, kanë bashkëpunuar me punonjësit e Policisë Rrugore, duke i ardhur në ndihmë këmbësorëve dhe duke i orientuar ato që të kalojnë tek vijat e bardha.
Njëkohësisht nxënësit, kanë transmetuar mesazhe tek drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të ndërgjegjësohen për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë./ATSH/