Policia e Shtetit, vetëm në 24 orë
107 procedime për vepra penale

Policia e Shtetit, vetëm në 24 orë<br />107 procedime për vepra penale
TIRANË - Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit janë proceduar 107 persona, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Ndërkohë janë kapur dhe 8 persona të shpallur në kërkim, një prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik të narkotikëve.

Në 8 raste të dhunës në familje nga strukturat e policisë janë kryer veprimet procedurale, duke arrestuar në flagrancë 1 person autor i dhunës në familje, në 7 raste të dhunës në familje janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes, ndërsa në një rast autori ndiqet në gjendje të lirë.
 
Në kuadër të punës për evidentimin e bllokimin e ndërtimeve abuzive, gjatë këtij harku kohor, strukturat e policisë kanë proceduar 26 persona, duke bllokuar dhe ndërtimet përkatëse, po ashtu janë proceduar 12 punonjës të agjencive ligjzbatuese, që kanë për detyrë monitorimin e marrjen e masave për bllokimin e ndërtimeve abuzive.

Ndërkohë nga shërbimet e ngritura me qëllim parandalimin e veprimtarisë së prerjes së paligjshme të pyjeve janë kapur në flagrancë e proceduar 4 persona.

Më poshtë disa nga ndalimet e 24 orëve të fundit.
 
NGA DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DURRËS
1 - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, sot u krye ndalimi i shtetasit Adlei Beniamin Likmeta, vjeç 35, banues në Durrës, punonjës i administratës publike në Durrës. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 18.09.2013,  pasi në ngarkim të tij nga autoritetet italiane të drejtësisë është lëshuar urdhër arresti. Gjykata e Apelit Ankona Itali, me vendim penal të  datës 31.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet, 3 muaj e 14 ditë burg për veprën penale "Trafik lëndësh narkotike". Materialet e rastit iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës.
 
2 - Nga këto struktura një person është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë gjatë kohës kur po realizonte vjedhjen e një banese në lagjen Nr. 11 të qytetit të Durrësit dhe më pas hetimi ka zbardhur edhe të paktën 4 raste të tjera të vjedhjes së banesave.  U arrestua shtetasi Arsen Qose, 30 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas u kap në flagrance duke vjedhur banesën e 53-vjeçarit  A.O. në lagjen nr.11 dhe me vete iu gjetën edhe mjete të përdorura për realizimin e hapjes së dyerve apo sende të përvetësuara si çelës hekzegonal, kacavidë, tre telefona të markave të ndryshme e një sasi bizhuterish. Gjatë hetimit u arrit të dokumentohet se ky shtetas  është autor i dyshuar  dhe i 4 rasteve të tjera të vjedhjes së banesave në qytetin e Durrësit. Materialet procedurale iu përcollën  Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Vjedhje”.

3 - Gjatë kontrolleve të ndërmarra, ditën e djeshme u bë e mundur kapja e një të riu i cili mbante me vete një thike të përmasave të konsiderueshme. Konkretisht  u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Indrit Keta, vjeç 19, banues në Durrës. Ky shtetas u kap nga shërbimet rreth orës 22:30’ të mbrëmjes në zonën e plazhit, teksa lëvizte i pajisur me një thikë me gjatësi 22 cm. Materialet iu përcollën Prokurorisë Durres per vepren penale “mbajtje pa leje e armeve te ftohta”.
 
4 - Po ashtu u  bë kapja e shtetasit të kerkuar Zamir Çuku, 31 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Fier,  me vendim penal të datës 10.09.2013  ka  caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” per veprat penale “mashtrim”, “falsifikim dokumentash” dhe “falsifikim letërnjoftimesh, pasaportash apo vizash”. Veprimet proceduriale ndaj tij do të kryhen nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier.

5 - Në zbatim të masave për kontrollin e territorit për lëndë narkotike në fshatin Bruz-Zall, në Krujë në një zonë të shpyllëzuar u asgjesuan 6 parcela, ku ishin kultivuar 220 bimë të dyshuara si Canabis Sativa.   Vijon puna për identifikimin e autorëve të kultivimit. Materialet iu përcollën Prokurorisë së Krujës.
 
DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT TIRANË
1 - Strukturat e Policisë së Kryeqytetit gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim. Sot, nga këto struktura është kapur i kërkuari Kurt Halil Aruçi, 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person në kërkim për veprën penale të plagosjes së rendë me dashje ndaj një bashkëmoshatari të tij. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar në mungesë këtë shtetas me 3 vjet burgim për konsumim të veprës penale të sipërcituar.
 
2 - Po sot, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim Erion Haxhi Muçaj, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
 
3 - U bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Altin Servet Xhelilaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 30.03.2013, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale "dhunë në familje".
 
4 - Po ashtu u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Aleksandër Haxhi Isufi, 24 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 22.09.2013, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penale “dhunë në familje”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania