TIRANE- Drejtoria e Policisë e Tiranës bën analizën vjetore të kësaj policie gjatë 2013.

Drejtori i policisë së Tiranës Ardian Çipa vlerësoi si sukses të policisë realizimin e operacioneve të koduara si “Fund marrëzisë”, Ikona 1”  dhe “ikona 2” .

Duke prezantuar raportin Çipa, tha se “treguesit e punës policore kanë pasur rritje progresive, krahasuar me vitin 2012 dhe kjo,  është më evidente në tremujorin e katërt të 2013 si rrjedhojë e ndryshimeve strukturore në polici  dhe  kontrollit  e administrimit më të mirë të territorit”. Në vitin 2013  nga Policia e Tiranes është  marrë dijeni dhe janë referuar në prokurori 8804 vepra penale  si dhe janë zbuluar 83 përqind e tyre.

Ai tha se janë goditur 18 grupe kriminale dhe janë zbuluar 83% e veprave penale.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)