/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës së bashku me nxënës të shkollave të mesme vijoi edhe ditën e sotme aktivitetin sensibilizues për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia e Tiranës, përgjatë ditës së sotme ka realizuar me nxënës të 10 shkollave të mesme të kryeqytetit, një program bashkëpunimi me punonjësit e Policisë Rrugore, duke i ardhur në ndihmë këmbësorëve dhe duke i orientuar ata që të kalojnë tek vijat e bardha.
Njëkohësisht, nxënësit kanë transmetuar mesazhe tek drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të ndërgjegjësohen për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Aktivititeti i sotëm do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, po ashtu edhe në aktivitete teorike dhe mësimore, me Specialistët e Policisë Rrugore pranë Drejtorisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të ndërgjegjësimit të përdoruesve të rrugës dhe rritjen e sigurisë.
/Shqiptarja.com