Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38 vjeçar për vjedhjen e disa biçikletave.

Nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e biçikletave të ndodhura kohët e fundit, pas analizimit të pamjeve filmike policia arrestoi 38 vjeçarin Nezir Mustafaj nga Elbasani.

Pas hetimeve të kryera u zbulua se 38 vjeçari është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të biçikletave në pronësi të qytetarëve L. H., L., A dhe A. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet. Për të kryer vjedhjet në Tiranë, Nezir Mustafaj vinte nga Elbasani. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, i cili shfaqet edhe në videot e siguruara.