TIRANE - Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të masave për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, kanë evidentuar 46 ndërtime pa leje, duke proceduar penalisht 46 persona, nga të cilët 7 shtetas janë arrestuar, 37 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, për të gjitha këto raste materialet procedurale i janë referuar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë. Policia e Shtetit bën të ditur se ky operacion do të vijojë me të njëjtin intensitet në vazhdimësi./ATSH/