Policia e Tiranës, transferohet 
Breçani, emërohet Arben Hysenaj

Policia e Tiranës, transferohet <br />Breçani, emërohet Arben Hysenaj
TIRANË - Fillojnë ndryshimet në Policinë e Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka emëruar sot si zëvendësdrejtor të Policisë së Tiranës, Arben Hysenajn.

Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme mësohet se, Hysenaj është emëruar në vend të Erzen Breçanit, i cili është lëvizur nga posti që mbante.

Burimet nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, Breçani është emëruar zëvëndësdrejtor në Policinë e Dibrës. Breçani një ditë më parë nuk u thirr në takimin me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.
 
Para marrjes së kësaj detyre, Arben Hysenaj mbante postin e zv/drejtorit të policisë në Dibër. Hysenaj ka mbajtur poste të ndryshme në Policinë e Shtetit.
 
Gjithashtu sot ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ka emëruar edhe dy këshilltarë të tij për Rendin dhe Sigurinë. Bajram Yzeiri dhe Nikoll Rica do të jenë këshilltarët e Tahirit. Yzeiri ka qenë nga data 12 qershor 1991 deri më 4 dhjetor 1991, Ministër i Rendit Publik. Ai ka mbajtur poste të ndryshme edhe në polici. Ndërsa Nikoll Rica është me profesion avokat.
 
Këshilltar për median i Ministrit të Brendshëm, do të jetë Florion Serjani, ish-zëdhënës i kësaj ministrie deri në vitin 2005 dhe më pas gazetar në media të ndryshme.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thotë se s’i beson Putinit, teksa BE po mendon për bisedime për paqe me Rusinë

Zelensky thotë se s’i beson Putinit, teksa BE po mendon për bisedime për paqe me Rusinë