TIRANË – Policia e kryeqytetit ka lënë të lirë tifozat e"Tiranës" pas incidentit të shënuar pasditen e 7 prillit në stadiumin "Qemal Stafa" kur po luhej ndeshja Tirana- Skënderbeu.  Forcat blu reaguan ashpër ndaj tifozëve, pasi disa prej tyre kanë bërë thirrje kundër Kryeministrit Berisha dhe Qeverisë.

Nga grupi i tifozëve janë shoqëruar 12 prej tyre në komisariatin numër 1 të kryeqytetit ku pas marrjes në pyetje dhe verifikimeve për mjetet e identifikimit, ata janë lënë të lirë dhe ndaj tyre nuk ka asnjë procedim penal.

Incidenti është shënuar në përfundimin e pjesës së parë të ndeshjes Tirana-Skëndërbeu ku disa prej tifozve kanë nisur te hedhin parrula dhe fyerje ndaj qeverisë Berisha.

TV A1 REPORT! ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të momenteve ku disa prej tifozëve janë shoqëruar nga policia dhe forcat speciale, ku mbi një nga tifozët duket qartë që ushtrohet dhunë.

INCIDENTI PASDITEN E DJESHME

Për shkak të ndërhyrjes së saj, tifozët e irrituar të "Fanatic Tirona" janë përleshur me tifozët e "Skënderbeut" dhe me policinë dhe kanë dëmtuar disa makina, të parkuara në atë zonë. Televizioni "A1REPORT!" filmoi pamjet ekskluzive kur disa prej tifozëve janë shoqëruar nga policia dhe forcat speciale të cilët duket se ushtrojnë dhunë.
tifo

(Në foto: Tifozët, duke dalë nga stadiumi, pas përleshjeve me policinë)

policia

(Në foto: Policia, duke ndaluar njerin prej tifozëve, gjatë përplasjes)

perleshje
(Në foto: Si pasojë e përplasjes së tifozëve të "Tiranës" me policinë, dëmtohen disa makina të parkuara)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)