Një prokuror publik në veri të Greqisë, la të lirë dy burra të arrestuar me akuzën e trafikut të drogës pasi autoritet pranuan se substanca e bardhë e sekuestruar në makinën e tyre ishte pudër adezivi dhe jo kokainë.
Sipas asaj që reporton media gerke Kathimerini, prokuroria tërhoqi akuzat për posedim dhe trafik droge kundrejt dy shqiptarëve të moshës 38 dhe 44 vjeç, pasi këta të fundit dolën në gjykatë të mërkurën në qytetin verior të Selanikut.
Një laborator shtetëror ku u analizua pudra tha se substanca e kapur nga policia, e cili fillimisht besohej të ishte kokainë, ishte në fakt pluhur ngjitës druri që ishte kristalizuar pjesërisht për shkak të temperaturës së lartë brenda bagazhit të makinës.
Policia i ndaloi burrat për dy ditë, ndërsa autoritetet u konfiskuan celularët, automjetin dhe 2,900 euro (3,450 dollarë) me pretendimin se ishin përfitime nga trafiku i drogës.
Megjithatë, kur u vërtetua se në fakt pluhuri i bardhë nuk ishte kokainë, dy shqiptarët u lanë të lirë dhe iu kthyen edhe sendet e tyre.