Policia greke futi 'Kalin e Trojës”'për të goditur rrjetin e kokainës nga Amerika Latine! Roli i shqiptarit, dyshohet si 'koka' e trafikut

Për zbulimin e konteinerit me 210 kg kokainë brenda karkalecave të ngrirë, nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador dhe destinacion final kishte Shqipërinë, sipas të përditshme greke “Kathimerini”, policia aplikoi skemën e njohur si “Kali i Trojës”, të përdorur nga grekët e lashtë gjatë luftës së Trojës.

Në agjent i infiltruar, kishte arritur të depërtonte në radhët e shpërndarësve të drogës.  Ai i bindi ata se kishte aftësinë që kokainën ta nxirrte nga konteineri që ndodhej në Portin e Pireut dhe ta çonte në një vend të sigurt ku më pas mund ta merrnin anëtarët e tjerë të organizatës.

Mëngjesin e 22 Majit, ai i çoi 4 të arrestuarit në një lokal në Pire me pretendimin se aty kishte fshehur drogën dhe mund ta merrnin. Me të mbërritur në lokal, anëtarët e rrjetit të drogës panë jo vetëm pakot e kokainës, por edhe një numër të madh agjentësh policie. Ata u arrestuan. Kokaina ishte e ndarë në 180 pako, por disa orë më vonë policia greke njoftoi se edhe 100 kg të tjera në një konteiner tjetër përpos sasisë prej 210 kg.

Nga ana tjetër, mediat greke kanë publikuar foton e Azdren Muharremit alias Andera, Jasona Mërkuri, shqiptarit të arrestuar si kreu i një grupi kriminal.

Jasona Mërkuri nga Patosi, sipas mediave greke kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve europiane.

Më parë ka qenë i dënuar me 20 vite burg në Greqi si financues i një laboratori për drogë xhihadiste, Captagon, ku në 2017 u kapën mbi 630 mijë tableta. Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj. 2 grekët e arrestuar janë: Alexandors Merkouris dhe Ioannis Viglakis, ky i fundit ka vuajtur një dënim burg në SHBA me akuzën e lidhjeve me organizatën FARC, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë – Ushtria Popullore,.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë