Vazhdojnë zbulimet nga autoritetet greke për aktivitetin kriminal të rrjetit të zhvatësve, për shkatërrimin e të cilit forcat policore nisën një operacion të hënën, më 16 dhjetor 2024. Siç njofton ELAS (Policia Greke), në dosjen e çështjes përfshihen gjithsej 39 persona, prej të cilëve janë arrestuar 25, ndërsa 14 të tjerët janë në kërkim, por identiteti i tyre është konfirmuar.
Akuzat për anëtarët e rrjetit janë të rënda: ata përballen me akuza për krijimin e një organizate kriminale, zjarrvënie, shpërthime, prodhim dhe mbajtje lëndësh eksplozive dhe djegëse, dëmtim të pronës së huaj, tentativë vrasjeje, rrëmbim dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.
Gjatë operacionit, autoritetet policore sekuestruan, ndër të tjera, drogë, pesë armë zjarri, shtatë karikatorë (një prej tyre për automatikun Kalashnikov), si dhe një shumë prej 154,800 euro.
Veprimtaria e “Mondi”-t të burgosur dhe grupit të tij
Siç raportohet, kreu i organizatës është një 45-vjeçar shqiptar, i njohur si “Modi”, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Diavata-ve. Ai kishte qenë më parë i përfshirë në çështje trafiku droge në burgun e Janinës. Gjithashtu, në rrjet dyshohet se ishte përfshirë një i ri, i afërm i 45-vjeçarit, si bashkëpunëtor i ngushtë i tij.
Sipas disa mediave, shqiptari që drejtonte bandën quhet Edmond Përbashaj.
Organizata dyshohet se vepronte në zonat jugore të Atikës dhe përfshihej në zhvatje, zjarrvënie, rrahje, tentativa vrasjeje, trafik droge dhe një incident me armë zjarri që ndodhi në tetor të kaluar në zonën Syngrou.
Hetimi vazhdon, ndërsa policia po analizon me kujdes celularët e të arrestuarve për të zbuluar të gjitha detajet e veprimtarisë së rrjetit.
Njoftimi i Policisë
“Seksioni Kundër Zhvatjes, në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, ka shkatërruar një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin të përfshirë në shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, tentativa vrasjeje dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.
Për t’i dhënë fund aktivitetit të tyre, në mëngjesin e së hënës, 16 dhjetor 2024, u krye një operacion i koordinuar nga Seksioni Kundër Zhvatjes, në bashkëpunim me grupet operacionale të Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar, në zona të ndryshme të Atikës juglindore, në Marathona dhe Pangrati
Në kuadër të operacionit, u arrestuan 25 anëtarë të organizatës kriminale, ndërsa në dosjen e çështjes përfshihen gjithashtu kreu i organizatës, i cili është tashmë i burgosur, si dhe 14 anëtarë të tjerë, shumica e të cilëve janë identifikuar. Ata akuzohen, sipas rastit, për krijimin e një organizate kriminale, zjarrvënie, shpërthime, prodhim dhe mbajtje lëndësh eksplozive dhe djegëse, dëmtim të pronës së huaj, tentativë vrasjeje, rrëmbim dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.
Në dosje përfshihen gjithashtu edhe 39 persona të tjerë, shumica e të cilëve akuzohen për shkelje të ligjeve për narkotikët. Sipas hetimit, duke përdorur materialet e mbledhura dhe analizat laboratorike, rezultoi se anëtarët e organizatës kriminale, të paktën që nga nëntori 2023, kishin një aktivitet të strukturuar dhe të vazhdueshëm duke trafikuar dhe tregtuar lëndë narkotike në zona të ndryshme të Atikës juglindore. Grupi kryesor kryente edhe zjarrvënie dhe vendosje mjetesh eksplozive sipas porosisë.
Modus operandi i organizatës ishte i ndarë në dy grupe: grupi kryesor, që merrej me trafik droge dhe krime të rënda, dhe grupi dytësor, që përqendrohej vetëm në trafik droge në zona si Glyfada, Voula, Vouliagmeni, Alimos dhe të tjera. Anëtarët përdornin masa të rrepta sigurie për të shmangur zbulimin.
Veprime kriminale të dokumentuara
dhe shumë sende të tjera.
Të arrestuarit, disa prej të cilëve kishin precedentë penalë, u dërguan para Prokurorit. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha aspektet e aktivitetit kriminal të organizatës.