Policia 'harron' masat mbrojtëse ndaj COVID-it! Report TV vëzhgim në kryeqytet, efektivët pa maska e doreza

TIRANË-  Shtimi i rasteve të infektuarve me Covid19 duket se krahas qytetarëve nuk tremb më as efektivët e policisë.

Ndonëse në fillim të epidemisë i shihnim kudo me maska e doreza tashmë panorama në rrugët e kryeqytetit paraqitet krejt ndryshe. Report TV bëri një vëzhgim ku qartësisht dallohet neglizhenca e uniformave blu që në pjesën më të madhe të kohës janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

Pakujdesia e tyre është evidente edhe në grumbullime e protesta ku efektivët e policisë injorojnë masat mbrojtëse ndonëse ekspozimi ndaj rrezikut në këto raste është më i madh.

Në këto momente kur përgjegjsia e institucioneve shtetërore duhet të ishte maksimale si shembull për gjithë qytetarët, sjellja e tyre paraqet të kundërtën, duke u kthyer kështu në shkelësit kryesor të masave parandaluese të përhapjes së Covid19.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City