Në orët e para të mëngjesit të 21 janarit, policia ka shkuar sërish për të sekuestruar plastmasën që protestuesit e “Shqipëria Bëhet” kishin hapur kundër temperaturave të ulëta dhe shiut përpara kryeministrisë.
Në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Lapaj shkruan: “Sapo erdhën policët dhe sekuestruan arsenalin e radhës. Plot 10 m2 plastmasë.”
Ai ironizon faktin që më 21 janar policia vjen për të sekuestruar materialet.
“Ja erdhi shefi, po më kërkon të marr masa për të hequr plastmasën. Ja, opa! 21 janar, policët e Edi Ramës! Policët e Edi Ramës më 21 janar, nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë protestuesit! Ja banda! Ja çakejtë e Edi Ramës që erdhën! Op, e sekuestruan armën e krimit! Opa, erdhën edhe këta të tjerët, shikoji këta të tjerët. Nesër më 21 janar do të dalin me lot krokodili, do të bëjnë sikur qajnë që Edi Rama të vinte në pushtet, ndërkohë nuk lejon njerëzit të protestojnë. Ky është Edi Rama, këta janë policët e Edi Ramës”, thotë Lapaj.
Aktivistët vijojnë prej 6 javësh protestën e tyre duke iu përmbajtur qëndrimit për largimin e Ramës nga pushteti dhe krijimin e një qeverie teknike deri në organizimin e zgjedhjeve.
Më 17 janar, “Shqipëria Bëhet” organizoi protestën e tretë kombëtare. Më 5 janar, ndodhi një incident i ngjashëm kur një aksion i policisë për të hequr tendën e plastmasës, u kthye në një përplasje të ashpër.
Incidenti përfundoi me 4 persona të arrestuar, 9 nën hetim dhe 5 të tjerë të dërguar për mjekim tek spitali i Traumës, mes tyre 2 efektivë dhe vetë Adriatik Lapaj, i cili u godit në kokë nga një ngrohëse.
Komente











Po ti more zoteri qe do tebrosh shqiptaret nga e keqja nuk mundet te te falet te quash policine cakejt. Policia eshe jona dhe ben vetem detyren. Turp te kesh.
Përgjigju