Policia heq tre licencat e firmave
të sigurisë 'Balili',i firmosi Çako
Pas hetimeve për pastrim parash, policia dhe prokuroria i kanë hequr licencat dy kompanive "security" në pronësi të Bashkim Balilit, vëllai i Klement Balilit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Në një kohë kur gjykata ka vendosur të sekuestrojë 39 pasuri, ku mes tyre janë 3 trualle me sipërfaqe të përgjithshme 185.665 m2, kompleksin “Santa Quaranta” dhe plot 35 apartamente që janë të rregjisruar në emër të Bashkim Balilit dhe familjarëve të Kelmend Balilit, policia e Shtetit ka urdhëruar heqjen e tre liçencave të policive private që administrojnë Balilët.
Një komision pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ka marrë në shqyrtim tre liçensat 1.3 A dhe 1.3 B të kompanisë “Balili-Co” dhe liçencën e “SB-Security”, ku ka vendosur që të treja të hiqen. Shkak i kësaj është bërë një hetim i nisur nga prokuroria dhe policia e shtetit e cila ka pasur në sitë të gjitha pasuritë e vllezërve Balili, përfshirë këtu dhe të kërkuarin Kelmend Balilin.
Një burim pranë Policisë së Shtetit i tha
“Shqiptarja.com” se vendimi për heqjen e liçencave është marrë nga Departamenti për Sigurinë Publike pranë këtij institucioni. Mësohet se kompania “Balili&Co” administrohet nga vëllai i Kelmendit, Bashkim Balili, ndërsa kompania tjetër “SB-Security” administrohet nga vllai tjetër Selim Balili.
Licencat u firmosën nga Haki Çako
Një burim pranë policisë së Shtetit i tha “Shqiptarja.com” se më 31 maj të vitit 2012 ai ka marrë licencën për shoqërinë e ruajtjes fizike “Balili KO” dhe licenca mban emrin dhe firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili më 23 dhjetor të vitit 2015 e ka firmosur licencën për kompaninë e vëllait të Kelment Balilit, ndërsa më datë 17 dhjetor 2017 ka urdhëruar heqjen e kësaj license. Licensat e të dyja kompanive ishin aktive edhe pas nisjes së hetimit për trafik droge.
Pavarësisht kërkesave për arrestim dhe ekstradim, por edhe thirrjeve të diplomatëve, shteti vijonte dhe i jepte para kompanisë “Balili KO” për të ruajtur ndërtesat shtetërore në Sarandë. Pagesa është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me një vlerë prej 42 mijë dollarë. Open Data ka nxjerrë të dhëna për 297 transaksione, me një vlerë totale prej 94 milionë lekë kryera nga kompania “Balili&Co”.
Ruante prokurorët
Gjithmonë sipas “Open Data” 1.4 milionë lekë janë paguar nga Bashkia e Sarandës në dhjetor të 2016 për këtë kompani, ndërsa 8.2 milionë lekë i ka dhënë Ministria e Kulturës për ruajtjen e Parkut Butrinti. Ministria e Bujqësisë nga viti 2015 deri në 2017, ka dhënë 13.7 milionë lekë për ruajtjen e rezervateve të midhjeve në parkun e “Butrintit” në Sarandë.
Në Open Data tregohet se edhe Prokuroritë e Sarandës dhe Gjirokastrës paguanin kompaninë e Balilit për të ruajtur godinat e tyre ndërsa kontrata të ngjashme kanë edhe spitalet në jug.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35