Policia i bastisi banesën, kush është Eljon Hato, ‘ushtar’ i Ervis Martinajt? Vrau moshatarin, e porositi vrasjen e një mjeku nga burgu i Shën Kollit

Policia i bastisi banesën, kush është Eljon Hato, ‘ushtar’ i Ervis Martinajt? Vrau moshatarin, e porositi vrasjen e një mjeku nga burgu i Shën Kollit

 

1705395918_finalprojekt.00051624.Still108.jpg

Foto: Operacioni i RENEA-s ne fshatin Grude

Policia ka bastisur dje 15 janar, banesën e Eljon Hatos, nje person me rekorde të shumta kriminale, ndërsa njihet edhe si ‘ushtar’ i Ervis Martinajt.

Elton Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. I konsideruar "ushtari" i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol", u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. 

Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014
Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të Indrit Hyllit  Por vetëm një vit më pas, në 2015-ën pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë. 

Çfarë e shtyu Eljon Haton të paguante për kokën e mjekut? 
Në 2015-ën, djali i doktorit Agron Terrolli, kishte plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale e ka kryer në burgun e Shën Kollit, ku qëndronte për të vuajtur dënimin edhe Eljon Hato. Policia u përqendrua asokohe në pistën e një hakmarrjeje të mundshme të Hatos ndaj djalit të mjekut. Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej kohësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen


Lajmi kryesor:

Në kërkim për operacionin 'Metamorfoza', forcat RENEA dhe FNSH aksion në Shkodër për arrestimin e Eljon Hatos, mik i Ervis Martinajt


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë euro për nëntë muaj

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë euro për nëntë muaj